Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka hedhur poshtë pyetjet rreth të ardhmes së Ernesto Valverde, duke këmbëngulur se gjigantët e La Ligas janë të lumtur me trajnerin spanjoll.

Pavarësisht se Barcelona fitoi trofeun e Copa del Rey dhe pothuajse e ka të fituar titullin e La Ligës, Valverde thuhet se po e konsideron të ardhmen e tij.


Por, Bartomeu ka thënë se klubi është i kënaqur me trajnerin, pavarësisht eliminimit befasues në çerekfinale në Ligës së Kampionëve ndaj Romës.

"Është gënjeshtër, jemi shumë të kënaqur me të", ka thënë fillimisht Bartomeu për El Larguero.

Valverde 2 Ernesto Valverde (Getty Images)

"Është projekti i tij, ne nuk po flasim për këtë [largimin e tij nga klubi]. Do ta ketë thënë dikush, por jo bordi apo klubi".

"Askush nuk dyshon në Valverden, jo edhe pas Romës".

"Për t'u rimëkëmbur nga humbjet, suksesi është i sigurt. Një triumf i dyfishtë mbyll një sezon të shkëlqyer", përfundoi presidenti i Barçës.

Ndryshe, Barça është 11 pikë para vendin të dytë në La Liga përpara një udhëtimi në Deportivo La Coruna të dielën, me një barazim larg për të arritur titullin. /Telegrafi/

telegrafi sport app