LAJMI I FUNDIT:

Berti tallet me Milanin për kalimin e Calhanoglut te Interi

Berti tallet me Milanin për kalimin e Calhanoglut te Interi

Ish-mesfushori i Interit, Nicola Berti thotë se është gjithmonë mirë ‘të vjedhësh’ një lojtar të Milanit, por ka frikë se Nerazzurrët mund të shesin Lautaro Martinezin.

Kampioni i Serie A është në prag të nënshkrimit me Hakan Calhanoglu në një transferim të lirë nga rivali lokal.

Rprezentuesi i Turqisë ka konfirmuar se ka arritur një marrëveshje me Nerazzurrët dhe aktualisht po i kompleton testet mjekësore.


Calhanoglu po i kompleton testet mjekësore te Interi
Lexo po ashtu Calhanoglu po i kompleton testet mjekësore te Interi

“Është gjithmonë mirë të vjedhësh një lojtar të Milanit”, tha Berti për La Gazzetta dello Sport.

“Shakatë mënjanë, është një nënshkrim bindës nga një perspektivë taktike, edhe nëse ai po luante në krahun e djathtë në Milan, ai do të jetë një nga tre mesfushorët qendrorë te Interi. Aftësitë e tij teknike janë të padiskutueshme”, vazhdoi ish-mesfushori.

Sidoqoftë, Berti, beson se një tjetër lojtar i Interit mund të rrisë cilësinë e Nerazzurrëve në mes të fushës.

“[Stefano] Sensi është kaq i fortë. Ai ka luajtur më mirë se [Andres] Iniesta në dy muajt e tij të parë nën [Antonio] Conten, por më pas ai kishte shumë lëndime. Të gjitha këto probleme mund të kenë ndikim edhe në mentalitetin e lojtarit”.

“Conte dëshmoi të ishte një vlerë e shtuar, më vjen keq që ai u largua”, shtoi 54-vjeçari.

“[Simone] Inzaghi është zgjedhja e duhur për ta zëvendësuar atë. Conte dhe Inzaghi përdorin një sistem të ngjashëm dhe Lazio gjithmonë ka luajtur mirë nën drejtimin e Inzaghit. Është një sfidë e madhe për të”.

Lojtarët që iu bashkuan Interit nga Milani para Calhanoglut
Lexo po ashtu Lojtarët që iu bashkuan Interit nga Milani para Calhanoglut

Kampionët e Serie A mund të shesin Achraf Hakimin për të mbajtur blinacin pozitiv ekonomik, por Berti ka frikë se Nerazzurrët mund të shesin edhe Lautaro Martinezin.

“Do të ishte një ide e keqe të ndajmë një nga partneritetet më të mira sulmuese në Evropë”, tha ai.

“Çmimi i Lautaros është i lartë, por unë nuk do të qetësohem derisa të mbarojë afati i transferimeve, sepse ka disa klube që mund ta përballojnë atë (çmim)”, ka përfunduar Berti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës

"Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitore" - rumunët flasin për vendimin e UEFA-s në lidhje me ndeshjen Kosovë-Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Merr fund aventura e Neymarit tek Al Hilal? – braziliani ka arritur marrëveshje me klubin e ri

Merr fund aventura e Neymarit tek Al Hilal? – braziliani ka arritur marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ruben Amorim merr vendimin e parë - bllokon largimin e yllit të Man United nga skuadra

Ruben Amorim merr vendimin e parë - bllokon largimin e yllit të Man United nga skuadra

Premier League
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi

Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi

Përfaqësueset
Kalo në kategori