Bersant Celina i pandalshëm në Suedi – shënon super gol në fitoren bindëse të AIK

Bersant Celina po kalon një formë të shkëlqyer në elitën e futbollit suedez, duke lënë sërish shenjë me fanellën e AIK Stockholm.
Mesfushori kosovar realizoi një gol të bukur në fitoren 3-0 të ekipit të tij ndaj Degerfors, në kuadër të xhiros së 16-të të kampionatit Allsvenskan.
Celina u inkuadrua në lojë në minutën e 73-të, ndërsa shënoi golin e tretë të ndeshjes me një goditje nga 30 metra në minutën 90+2', duke vulosur rezultatin përfundimtar dhe fitoren e rëndësishme të AIK-ut.
Me këtë gol, 28-vjeçari arrin në 3 gola dhe 4 asistime këtë sezon në kampionatin suedez, duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës.
Pas 16 ndeshjeve, AIK renditet në vendin e tretë me 32 pikë, duke vazhduar garën për kreun e tabelës. /Telegrafi/



















































