LAJMI I FUNDIT:

Bernardo Sopaj merr fitore të madhe ndaj Ricky Turcio – e para për të në UFC

Bernardo Sopaj merr fitore të madhe ndaj Ricky Turcio – e para për të në UFC

Luftëtari shqiptar, Bernardo Sopaj, ka marrë një fitore të madhe ndaj kundërshtarit të tij Ricky Turcio.

Para kësaj fitoreje, Sopaj ishte ndeshur me brazilianin Vinicius Oliveira në mars, ku kishte pësuar humbje.

Ky duel me Turcion fillimisht ishte paraparë që të zhvillohej në nëntor të vitit të kaluar, por Turcio u desh të tërhiqej shkaku i disa problemeve mjekësore.


Gjatë tërë këtij dueli ishte pikërisht Sopaj ai i cili kishte dominuar kundërshtarin e tij dhe këtë e dëshmon më së miri rezultati i gjyqtarëve.

Sopaj e mori këtë fitore me vendim unanim të gjyqtarëve, të cilët i dhuruan fitoren atij me rezultat 30-27, 30-27 dhe 29-28.

Me të përfunduar kjo luftë, Sopaj në një prononcim të shkurtër për media tha se dëshira e tij është që një dit të bëhet shqiptari i parë kampion i UFC-së.

“Ky është qëllimi im, kjo është arsyeja pse kam ardhur këtu. Nuk jam këtu për të luajtur ose vetëm të jem pjesë e UFC-së.

“Unë jam këtu për t’u bërë kampion dhe do të punoj shumë vetëm për t’u bërë kampion”, ka thënë Sopaj./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Sport
“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

La Liga
Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Ndërkombëtare
Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon gabimin e Real Madridit që i kushtoi me humbje të finales ndaj Barcelonës

Ancelotti zbulon gabimin e Real Madridit që i kushtoi me humbje të finales ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori