LAJMI I FUNDIT:

Berisha sulmon George Soros: Do t’i mbyllim fondacionin, Aleksi s’do shkelë më këtu

Berisha sulmon George Soros: Do t’i mbyllim fondacionin, Aleksi s’do shkelë më këtu

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë këtë të mërkurë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Në fjalën e tij Berisha përshëndeti angazhimin e deputetëve në fushatën elektorale brenda dhe jashtë vendit.

Kryedemokrati u ndal dhe të vendimet e para që do të marrë në 100 ditët e para të qeverisjes nëse PD do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Bersha theksoi se që javën e parë në pushtet do të nisë një proces për atë që ai e cilësoi si “desorosifikimi i Shqipërisë”.


Ai premtoi mbylljen e fondacionit Soros në Shqipëri dhe nënshkrimin e një dekreti që do të ndalojë hyrjen e Alex Soros në vend.

“Së pari, dëshiroj t’u përshëndes ju për angazhimin shumë serioz që keni bërë në fushatën elektorale brenda dhe jashtë vendit dhe duke vlerësuar veprimtarinë tuaj, del qartë se nuk është vetëm radha jonë, nuk është vetëm stina jonë, por është edhe dallga jonë.

Shqiptarët çdo ditë e më shumë janë të bindur se në pushtet me datën 11 maj do të jetë PD.

Dhe, kjo është një përgjegjësi e madhe, por i garantoj me këtë rast se 100 ditët do jenë 100 ditët e transformimit rrënjësor të Shqipërisë.

Koha nuk pret, ndaj duhet të përgatiten të gjitha vendimet e 100 ditëve të para gjatë këtyre muajve para fushatës, në mënyrë që ato të firmosen në përputhje me Kushtetutën, si vendime qeverie apo akte normative, për të bërë realitet programin tonë transformues të Shqipërisë.

Është një domosdoshmëri e madhe, ka një diskreditim të madh kombëtar dhe ndërkombëtar të këtij regjimi.

Personalisht të Edi Ramës, i cili është i aftë të marrë çdo vendim, të marrë çdo akt dhe veprim për të siguruar karrigen e tij, pasi e di se në Europë, ai dhe Lukashenko dhe Putini janë tre kampionët e krimeve ndaj vendit të tyre.

Krimeve politike, por ky edhe të gjenocidit të butë ndaj shqiptarëve, përzënies së tyre nga vendi.

Në të gjithë përgatitjen tonë, është e domosdoshme një seri aktesh, vendimesh, të cilat sjellin desorosizimin e shpejtë të shoqërisë shqiptare.

Është fakt i pamohueshëm se në botë, kopshti eksperimental i Xhorxh Sorosit u bë Shqipëria.

PD nuk është një parti e ekstremit të majtë, por është një parti që i qëndroi fuqishëm.

Ndaj dhe ajo merr përsipër para shqiptaërve me akte dhe ligje të desorosizojë Shqipërinë.

Unë i bëra thirrje Aleksis Soros të mbyllë fondacionin në Shqipëri, sepse i jap fjalën, që javën e parë pas 11 majit do të mbyllet me dekret ligj që të mos shkelë më në Shqipëri.

Ky fondacion i ka bërë të këqija të mëdha Shqipërisë.

Është bërë mbështetës i ekstremit të majtë në Shqipëri dhe i kulturës uoke të shkatërrimit të familjes dhe identitetit gjinor.

Ndaj dhe në detyrimin tonë si forcë politike është përgatitje e të gjitha akteve dhe ligjeve që sjellin desorosofikimin e Shqipërisë.

Nuk ka një vend të dytë në Europë dhe botë që pësoi pasojat e superspekulantit, supercensorit. Xi Jinping dhe Vladimir Putin ushtrojnë censurë në vendet e tyre, kurse Xhorxh Soros me doktrinën e tij në mbarë botën”, tha Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Kalo në kategori