LAJMI I FUNDIT:

Berisha thotë se nuk do ta votonte bashkimin me Kosovën pa bashkërendim me aleatët

Berisha thotë se nuk do ta votonte bashkimin me Kosovën pa bashkërendim me aleatët

Sali Berisha ka folur mbi bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se për të ideali i bashkimit të këtyre dy shteteve është i përjetshëm, mirëpo ai është i parimit se bashkimi politik duhet të bëhet vetëm me bashkërendimin me partnerët që ndihmuan në pavarësinë e Kosovës.

“Ideali i bashkimit kombëtar të shqiptarëve është i përjetshëm sepse ai copëzim që është bërë është bazuar në racizëm etnik, fetar dhe në parimet më çnjerëzore. A munden shqiptarët sot të marrin veprime për bashkim kombëtar pa bashkërendimin e atyre që janë aksionerë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës? Unë jam njeri i parimit të partneritetit dhe një hap të tillë nuk do e ndërmerrja”, u shpreh ish kryeministri.

Mirëpo z. Berisha shtoi se Shqipëria dhe Kosova munden që tani të zbatojnë procedura të cilat do e bënin kufirin Shqipëri – Kosovë të papërfillshëm.


“Por, ka shumë procedura që të dy qeveritë të mund të ndërmarrin dhe të bëjnë që kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës të jetë i parëndësishëm”, tha z. Berisha.

Për konceptin e Shqipërisë së madhe, z. Berisha tha se është term i krijuar nga Serbia, për të mbuluar për përpjekjet e tyre për Serbinë e madhe.

“Termi Shqipëri e madhe është fabrikacion serb. Në periudhën e krizës lindore kur u krijua çështja shqiptare ata e mohonin kombin, mohonin edhe termin Shqipëri po nuk flisnin kurrë për Shqipëri të madhe. Askush nuk e mohonte se territoret shqiptare ishin ndarë në 4 vilajete sipas dëshirës së saj që këta të mos mund të krijonin një njësi autonome. Shqipëria e madhe është një fabrikacion i Beogradit për të mbuluar përpjekjet e tyre për Serbinë e madhe”, u shpreh z. Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori