Nënkryetari i AAK-së, Ali Berisha i është përgjigjur deklaratave të sotme të presidentit Hashim Thaçi, i cili haptazi e “kërcënoi” kryeministrin Haradinaj me zgjedhje të reja.
Berisha tha se AAK-ja nuk ua ka frikën kërcënimeve të presidentit.
“Ne nuk kemi aspak frikë, as për çështjet jetike që janë për Kosovën, por në rast të zgjedhjeve, kurdo që mbahen ne jemi të gatshëm për to”, tha Berisha për Kallxo.com.
Megjithatë, Ali Berisha nuk i sheh këto deklarata si kërcënime, por si diskurs të përditshëm politik.
“Nuk mendoj që janë kërcënime, ato janë deklarime të zhargonit të përditshëm politik. Ai është president i vendit dhe obligim kryesor e ka unitetin e vendit”, shtoi ai.
Sipas tij, për zgjedhje të reja vendosin deputetët e jo presidenti.
“Për zgjedhje vendosin partitë politike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha Berisha.
Për Berishën, në Kosovë për momentin ka çështje më të rëndësishme sesa shkuarja në zgjedhje të reja.
“Mendoj se çështjet e rëndësishme nacionale, siç është dialogu me Serbinë, mandej çështja e kufijve, këto janë më të rëndësishme se vet zgjedhjet. Mendoj se këto janë deklarime të panevojshme në këtë moment të rëndësishëm në dialogun me Serbinë, vendimeve për ushtrinë, e liberalizimit të vizave”, tha nënkryetari i AAK-së, Ali Berisha.
Ndërsa sa i përket deklaratës së presidentit Thaçi se një kryeministër serioz nuk flet çdo ditë për luftë, Berisha iu kundërpërgjigj duke thënë se nëse ka cenim të sovranitetit të Kosovës, çdo qytetar i vendit duhet të jetë i shqetësuar.
“Nuk besoj që ka çështje ma serioze sesa sovraniteti i një vendi. Në qoftë se ka cenim të sovranitetit të një vendi, apo Kosovës është shumë normal, jo vetëm kryeministri, por çdo qytetar i vendit duhet të jetë i shqetësuar dhe duhet të japë kontributin e vet, qoftë edhe me sakrificë”, tha Berisha.
Sot gjatë ditës, presidenti i vendit përmes një konference për media i ka dërguar mesazh haptazi kryeministrit Ramush Haradinaj, se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja, nëse ky i fundit nuk i “korrigjon” deklaratat e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Neglizhenca e qeverisë solli kaos në Klinikën e Onkologjisë
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite