LAJMI I FUNDIT:

Beogradi i del në mbrojtje Listës Serbe: Koalicioni PDK-LDK fajtore për demarkacionin!

Beogradi i del në mbrojtje Listës Serbe: Koalicioni PDK-LDK fajtore për demarkacionin!

Qeveria e Serbisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Isa Mustafa se deputetët e Listës “Srpska” ishin ‘fajtorë’ për mosratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, në seancën e 1 shtatorit.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila udhëhiqet nga Marko Gjuriq, në një përgjigjje për “Indeksonline” thotë se nuk ndërhynë drejtpërdrejt në vendimet e Listës Serbe, mirëpo, sipas tyre, Beogradi nuk e imponon vullnetin politik të përfaqësuesve politikë të serbëve në Kosovë.

Më tej, në reagimin e kësaj Zyre thuhet se çështja e kufijve të Republikës së Serbisë ka qenë gjithmonë e njëjtë dhe e definuar me Kushtetutën e Republikës së Serbisë.


“Vendimi i tyre (Listës Serbe v.j.) për të mos marrë pjesë ne seancën parlamentare në Prishtinë është e kushtezuar nga mungesa e dialogut e zyrtareve shqiptare me përfaqësuesit serbe, mungesa e përmbushjes së dispozitave të marrëveshjes së koalicionit dhe mungesa e marrëdhënieve normale në të cilën nuk do të kenë provokimet e përditshme të Prishtinës ndaj përfaqësuesve të komunitetit serb në krahinë”, thuhet në reagim e dërguar për “Indeksonline”

Sipas tyre, politikanët shqiptarë nuk do të duhej të fshihen prapa deputetëve e Listës Serbe dhe të zhvendosen përgjegjësinë në mënyrë frikacake për dështimet e tyre dhe politikën e paaftë dhe të papërgjegjshme në një grup i vogël i deputetëve të komunitetit serb të përbërë nga 10 njerëz, që është më pak se 10 për qind e numrit total të deputetëve.

“Në vend të kësaj, duhet të ulen me këta njerëz dhe të përmbushin atë që nuk kanë përmbushur, por janë zotuar”, shpjegon Zyra për Kosovën në Qeverinë e Aleksandër Vuçiqit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori