LAJMI I FUNDIT:

Benefitet e mësimit online  

Benefitet e mësimit online  

Mësimi online është platforma e cila momentalisht po përdoret më së shumti për zhvillimin e klasave për të gjithë nxënësit. Si shkak i pandemisë që e ka përfshirë gjithë globin, ka bërë që kjo platformë të zhvillohet dhe të përdoret nga të gjitha institucionet për vazhdimin e aktiviteteve mësimore.

Akademia jCODERS i është bashkangjitur trendit të zhvendosjes së mësimit nga klasa në online, duke vazhduar aktivitetet e tyre në ofrimin e moduleve me kualitet të lartë për të gjithë nxënësit e grupmoshave 8 deri në 18 vjeç.

Ky ndryshim është mirëpritur nga të gjithë prindërit dhe nxënësit bashkërisht, duke treguar mirëkuptim për situatën dhe shpesh bashkëpunim ashtu që mësimi online të jetë sa me efektiv. Nxënësit gjatë periudhës së fillimit të mësimit online, përveç ndjekjes se klasave mësimore, ata kanë krijuar edhe projekte shtese të cilat kane rezultuar te jenë shumë kreative. Kjo ka dëshmuar qe mësimi online ka pasur efektin e dëshiruar tek nxënësit.

Si institucion edukativ me fokus në teknologji e shohim si të nevojshme të ndajmë praktikat tona për menaxhimin e mësimit online si dhe te vejmë theks ne vrojtimet tona mbi benefitet dhe vështirësitë e hasura gjatë këtij procesi.

Secili institucion edukativ duhet kuptuar që edhe pse kurrikula e cila mësohet, dhe rezultatet e të nxënit te pritura nga nxënësit nuk ndërrojnë, fëmijët janë duke u ballafaquar me ambient krejt ndryshe kur mësimi ndodhet online. Andaj kujdes te shtuar duhet pas ndaj hapësirës ku fëmiu gjendjet gjatë vijimit të mësimit online. Kjo përgjegjësi shpesh bie mbi prindin, mirëpo luan rol kritik ne mësim-nxënie.

Procesi i mbarëvajtjes se mësimit duhet gjithashtu te merr parasysh rëndësinë e kontaktit direkt mes mësimdhënësit dhe nxënësit, e cila mund te realizohet vetëm me përdorim të plotë të kanaleve teknologjike të komunikimit, që përfshijnë përdorimin e kamerës dhe mikrofonit. Në mungesën e përdorimit të kamerës kemi vrenjt rënie të dukshme të kualitetit të mësimit.

Përgjatë përvojës tonë tash disa mujore të menaxhimit të mësimit online kemi vërejtur këto benefite:

1. Fleksibiliteti i cili i ofrohet nxënësve;

2. Qasje të lehte në orët mësimore pa angazhim shtese për prindin të të organizojë logjistikes e sjelljes së fëmiut fizikisht;

3. Procesi i mbikëqyrjes së klasave është bërë më i lehtë, pasi që monitorimi është mundësuar të ndodh nga distanca për monitoruesit e kualitetit;

Ndërsa sa i përket vështirësive si çdo proces edhe mësimi online i ka vështirësitë e veta, nga kompromiset më të theksuara është mungesa e komunikimit fizik e cila ka limituar komunikimin e nxënësve mes vete si dhe ka ngadalësuar krijimin e shoqërive.

Alternative shpesh e vrojtuar ka qene përdorimi i ‘chatit’ nga nxënësit. Jeta jonë ka ndryshuar dukshëm, dhe si gjithmonë teknologjia është vegla më e rëndësishme që duhet ta përdorim për përshtatje me realitetin e ri në të cilin gjendemi. Mësimi online nuk është vetëm e ardhmja por edhe e tashmja e domosdoshme.

Në këto kushte të sotme, përmes mësimit online po arrijmë të mbajmë gjalle zhvillimin e shkathtësive të fëmijëve, dhe për këtë jemi falënderueses.

Nëse dëshironi të dini me shumë për Akademinë jCoders vizitoni faqen në www.j-coders.com ose faqen në Facebook https://www.facebook.com/jCodersEdu/