Video e BBC-së e 4 prillit 1999 sensibilizoi botën për masakrën e serbëve ne Krushë të Madhe të Kosovës. Por, BBC transmetoi vetëm 2 minuta të videos, e cila kishte 45 minuta xhirime.
Ky ishte edhe shkaku që UNMIK iu drejtua me urgjencë Krushës së Madhe për të kontaktuar Milaim Bellanica që kishte parë nga afër masakrën e serbëve dhe që kishte marrë guximin duke rrezikuar jetën, duke e dokumentuar atë me pamje filmike. Kjo është deklarata e Milaim Bellanica ne prill te vitit 2019 për insajder ne lidhje me materialin qe kishte xhiruar.
“Në BBC për herë të parë është transmetuar. E ka pas e ka marr kopjen, unë mandej origjinalin ia kam dhënë Lulzim Bashës”, tha Bellanica.
Më tej ai rrëfen edhe takimin që pati me dërgatën e UNMIK ku pjesë e saj ishte Lulzim Basha.
“A je Milaim Bellanica ti? I thash po. A ban me zbrit poshtë? Kam zbrit poshtë dhe më kanë çuar në sallone si kuzhinë. Prej atij momenti deri në 6 të mëngjesit deklarata që më kam dëshmuar më kanë filmuar si dëshmi dhe ia kam dërguar. Ata kanë marrë kopjen origjinale që ia kam dhënë Lulzim Bashës. Basha ka qenë përkthyesi i gjyqit të Hagës, ai ka ardhur bashkë me të. Ka qenë një Raxha Morgen, indian ishte me të, nuk e harroj kurrë emrin e tij. Me të kam biseduar se unë ia jap kasetën, por me më larguar prej këtu. Edhe pse Gjykata e Hagës nuk e bën një gjë të tillë më ndihmuan. Ata nuk bënë atë që më premtuan. Më lanë në Shqipëri dhe më lanë në mjerim”, tha Bellanica.
Përveç këtyre minuta të shkurtra asnjë provë tjetër nuk ekziston, pasi kaseta tronditëse e Bellanicës, origjinali ndodhet në duart e Bashës, të paktën siç deklaron vetë dëshmitari Bellanica në dëshminë e tij së fundmi dhe për Top Channel pasi kryedemokrati publikisht disa ditë më parë mohoi se ta ketë takuar Bellanicën, e madje ta ketë marrë kasetën me dëshminë.
“Lulzim Basha ti shumë mirë po flet ama ti e di shumë mirë që e ke atë xhirim që unë e kam bërë vete, kur ke ardhur në Kukës ke ardhur me helikopter dhe më ke thanë më mirë ruhen tek unë si punëtor i Hagës. Unë po befasohem qysh po mundesh me thanë që po gënjej personi që jam adekuat, jam gjallë, mua më ke drejtë për së drejti unë nuk të iki ty, ti je ka ik nga unë”, tha i për Top Channel.
Por këto pamje janë zhdukur dhe për këtë enigma mbetet për videon ku pretendohet se janë viktima 255 banorë të zonës së Krushës. Ne intervistën e 2019-es Bellanica përmend edhe emra serbë, por që tashmë nuk mund të faktohen pasi kaseta është zhdukur dhe se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës nuk po merret me krimet e serbëve, duke e fokusuar betejën në ndëshkimin e atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës, ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për të ndjekur video kronikën, klikoni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

Bisedë telefonike Radev – Siljanovska: Dialog për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk