Modelja e njohur, Bella Hadid, vazhdon të mbetet e komentuar për secilën lëvizje të saj.

Ajo së fundmi është parë duke u shëtitur në rrugët e New York, ndërsa mbante edhe maskë mbrojtëse, shkruan Daily Mail.


23-vjeçarja e cila mbante disa çanta me vete, kishte vendosur të shfaqet në publik gjatë festës së Pavarësisë së Amerikës.

30390120 0 As the 23 year old catwalk star slipped into an awaiting vehicle m 71 1593887453734

Me një palë pantallona me ngjyrë kafe, ndërsa në pjesën e sipërme me një bluzë të bardhë, Bellas i theksoheshin edhe linjat trupore.

Ajo kishte vendosur t’i mbante flokët e zeza të lidhura lartë kokës, teksa kishte përdorur në mënyrë minimale makijazh.

30390118 0 image m 67 1593884394273

Në mënyrë të tillë kishte përdorur edhe aksesorët, por ajo që mori vëmendjen ishin thonjtë rozë me shkëlqim.

Ndonëse kishte qenë e izoluar me familjen e saj në Pennsylvania, tashmë ylli i pistave të modës i është rikthyer punës së saj. /Telegrafi/