Ajo së fundmi ka qenë duke marrë vëmendje me pjesëmarrjen në pistat e modës së ‘Michael Kors’ në New York.

Por, Bella Hadid tashmë është parë në aeroportin e Milanos, ku u vërejt me një veshje shumë të thjeshtë, shkruan Daily Mail.


24-vjeçarja po bëhej gati për të bërë testin e COVID-19, i cili i duhet për të udhëtuar nga vendi në vend.

41693834 9465489 image a 16 1618309281714

Bukuroshja brune zgjodhi që të vishet me pantallona të thjeshta, duke i përshtatur me një bluzë të zezë.

Për shkak të krizës globale, Bella zgjodhi që të mbante një maskë mbrojtëse me ngjyrë të zezë.

41693836 9465489 image a 17 1618309284432

Syzet dhe kapela që kishte mbajtur, bëri që fytyra e saj mezi të njihet nga paparacit që po e fotografonin. /Telegrafi/