LAJMI I FUNDIT:

Belica beson që Prishtina do të marr fitore ndaj Llapit për ta vazhduar serinë e mirë

Belica beson që Prishtina do të marr fitore ndaj Llapit për ta vazhduar serinë e mirë
photo by: @Shpend Ahmeti

Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të shtunën (22 tetor) ndaj FC Llapit.

Sfida në fjalë i takon xhiros së 13 të elitës së futbollit kosovar dhe luhet të shtunën me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Prishtina në ndeshjen e parë të këtij kampionati e ka mundur Llapin në udhëtim me shifrat 2-1 në takimin e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.


Ekipi “bardhekaltër” i drejtuar nga Ismet Munishi në dy ndeshjet e fundit ka arritur fitore ndaj Ferizajt dhe Dritës teksa pikët e plota synohen edhe ndaj llapjanëve sipas mbrojtësit Egzon Belica, i cili para ndeshjes foli për faqen zyrtare të klubit.

“Ndeshjen kundër Llapit e vlerësojmë maksimalisht. Do të jetë një përballje e fortë dhe pritet mjaft e luftuar nga të dyja palët. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për neve që t’i bashkangjitemi dy ekipeve të para në tabelë. Llapi e ka një skuadër shumë cilësore, por ne i dimë kualitetet tona dhe do të mundohemi që t’i arrijmë pikët maksimale”.

“Prishtina edhe në ato ndeshje që nuk ka arritur fitore ka treguar lojë të cilësore, por që ka munguar efikasiteti. Me dy fitoret e fundit është rritur besimi. Siç ka ndodhur edhe në ndeshjet e tjera, edhe në këtë takim do të futemi për pikët maksimale pasi që edhe luajmë në terrenin vendas. Atmosfera në ekip është shumë e mirë sepse edhe fitoret na kanë çliruar së fundmi. Gjithsesi, duhet të jemi me këmbë në tokë sepse kampionati shumë i luftuar dhe duhet t’u qasemi ndeshjeve me shumë seriozitet”.

“Shpresoj se do të jenë në numër sa më të madh sepse edhe tifozët e dinë se sa të rëndësishëm janë për neve. Tifozët janë një “armë shumë e fortë” e jona, një motivim ekstra. Shpresoj se me lojë dhe me rezultat të mirë t’i shpërblejmë për përkrahjen që po na japin në çdo ndeshje”, ka thënë mbrojtësi shqiptar Belica.

Prishtina ka 18 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Llapi është i gjashti me 13 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori