Gjyqtari spanjoll, Mateu Lahoz, është bërë viral pasi ka ndëshkuar me të verdhë katër lojtarë njëherësh gjatë fitores 1-0 të Getafes ndaj Real Mallorca në La Liga.

Lahoz është një nga gjyqtarët më të njohur në Evropë pasi mund të shihet duke gjykuar ndeshje të shumta në Ligën e Kampionëve, përveç atyre të përjavshme në kampionatin spanjoll.


Gjyqtari i njohur së fundmi gjykoi në fitoren 1-0 të Interit ndaj Liverpoolit në Anfield dhe jo rrallëherë bëhet temë e diskutimit shkaku i vendimeve të tij.

Ai u vendos këtë fundjavë të gjykojë një ndeshje të vështirë në La Liga, pasi Getafe dhe Mallorca po luanin një një ndeshje ‘mbijetese’ që kishte vlerën e me shumë se tri pikëve.

Ashtu edhe doli, pasi kjo përballje mes dy klubeve të La Ligas e zhvilluar të shtunën pasdite u karakterizua me lojë të ashpër dhe temperament.

Megjithatë, Lahoz nuk toleroi asgjë duke dhënë 11 kartonë të verdhë dhe një të kuq, duke thyer rekordin e vendosur në sezonin 2010/11 në ndeshjen mes Sevillës dhe Real Madridit, që ishin shpërndarë tetë sosh.

Por vëmendja është ‘vjedhur’ nga një moment i fundit të pjesës së parë apo më saktë i minutës së 41-të, i cili është bërë viral në rrjetet sociale.

Në atë minutë, Lahoz shihet duke u treguar rigoroz në maksimum dhe duke ndëshkuar njëherësh katër lojtarë më kartonë të verdhë. /Telegrafi/

telegrafi sport app