LAJMI I FUNDIT:

Bëhen bashkë 11 klube të Serie A – kërkojnë dënim ndaj tre gjigantëve të futbollit italian që ishin themeluese të Superligës Evropiane

Bëhen bashkë 11 klube të Serie A – kërkojnë dënim ndaj tre gjigantëve të futbollit italian që ishin themeluese të Superligës Evropiane
Serie A (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images)

Raportohet se 11 klube të Serie A kanë nënshkruan një letër ku kërkohet veprim kundër Juventusit, Milanit dhe Interit që u bën pjesë e Superligës së Evropës. 

Ishin tri klubet e mëdha italiane në mesin e 12 klubeve ‘rebele’ evropiane, që u bashkuan për të krijuar Superligën Evropiane, e ku pjesë bënin Real Madridi, Barcelona, ​​Atletico Madrid, Manchester United, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Tottenham dhe Arsenal.

Ideja u shemb brenda 48 orësh, megjithëse Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez vazhdon të këmbëngulë se kontratat e nënshkruar nga këto klube janë të detyrueshme.


UEFA njëherë nuk ka marr masa, ndërsa edhe Lega Serie A duket hezituese për të ndërmarrë ndonjë veprim.

Sipas gazetës Repubblica, 11 klube të Serisë A kanë nënshkruar një letër ku kërkohet veprim kundër tri klubeve rebele.

Letra bën thirrje gjithashtu për një takim urgjent të Lega Serie A për të diskutuar sanksionet e mundshme.

Klubet që kanë nënshkruar janë Roma, Torino, Bologna, Genoa, Sampdoria, Sassuolo, Spezia, Benevento, Crotone, Parma dhe Cagliari.

Kësaj fushate nuk i janë bashkuar Napoli, Lazio, Fiorentina, Atalanta dhe Verona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori