LAJMI I FUNDIT:

Begaj: Malisheva në mungesë të mjekëve, medikamenteve dhe miellit

Begaj: Malisheva në mungesë të mjekëve, medikamenteve dhe miellit

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka pritur në takim sot, ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Emilja Rexhepi dhe zëvendësin e saj Reshat Nurboja.

Begaj, pasi e falënderoi për vizitën dhe interesimin, e ka njoftuar ministren Rexhepi, me situatën e përgjithshme në Malishevë, gjatë këtyre ditëve.

“Kemi katër raste të konfirmuara me COVID-19, por jemi duke e menaxhuar mirë situatën, pasi në përpikëri po zbatojmë të gjitha udhëzimet që na janë dhënë, si dhe të gjitha vendimet e qeverisë. Ne i kemi marrë të gjitha veprimet për menaxhimin e situatës, brenda mundësive që kemi si komunë dhe pavarësisht situatës, ne do të angazhohemi maksimalisht dhe jemi 24 orë në shërbim të qytetarëve”, tha Begaj.


Ai po ashtu e njoftoi edhe me mungesën e mjekëve, pasi tre mjekë janë detyruar të vetizolohen, por edhe me mungesën e medikamenteve dhe në disa raste edhe të miellit, për familje të caktuara.

Edhe nënkryetari Berisha, e ka njoftuar me të gjitha veprimet e komunës, duke filluar nga ngritja e nivelit të gatishmërisë, pastaj zbatimin e masave tjera, sipas vendimeve qeveritare për parandalimin e COVID-19.

“Nevojë imediate për ne është furnizimi me medikamente dhe mjete mbrojtëse për punëtorët shëndetësor”, tha Berisha.

Berisha, tha gjithashtu se situata po menaxhohet shumë mirë, pasi për këtë po kontribuon vetëdija e lartë e qytetarëve dhe qetësia që po tregojnë.

Ministrja Rexhepi, tha se “do të jetë 24 orë në shërbim për ofrimin e mbështetjes komunat, për çdo lloj emergjence që paraqitet”.

Ajo shprehi edhe gatishmërinë e Qeverisë dhe Ministrisë, për ta përkrahur Malishevën për nevojat emergjente që ka në këtë moment, për përballimin e situatës së krijuar, pasi tashmë Komuna e Malishevës është në karantinë.

“Ne jemi këtu sot, në emër të Komisionit të Posaçëm për parandalimin e COVID-19, me qëllim të solidarizimit me qytetarët dhe pushtetin lokal të Malishevës, dhe për tu njoftuar me situatën e përgjithshme, menaxhimin e situatës dhe për tu njoftuar me nevojat që ka Malisheva”, tha Rexhepi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori