Befasi në Formula 1, Gasly fiton Çmimin e Madh të Italisë

Piloti francez i AlphaTauri, Pierre Gasly ka triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Italisë.
Në garën e Cmimit të Madh të Italisë ka ndodhur një befasi e madhe.
Është francezi 24-vjeçar, Gasly, i cili ka arritur të triumfojë pas 53 gjirove të bëra.
Gasly arriti ta përfundojë garën me kohë 1:47:06.056, duke lënë prapa Carlos Sainzin e McLarenit për 0.415 sekonda në vendin e tretë.
Pozita e tretë apo kompletimi i podiumit u bë me Lance Strollit të Racing Point.
Në pozitën e katërt përfundoi Lando Norrisi i McLaren Renaultit, ndërsa Valtteri Bottas i Mercedesit ka përfunduar i pesti.
Lideri dhe kampioni në fuqi, Lewis Hamiltoni i Mercedesit ka përfunduar në vend të shtatë në këtë garë.
Pas tetë garave, Hamilton kryeson renditjen me 164 pikë, Bottas është i dyti me 117 pikë, ndërsa Max Verstappen i treti me 110 pikë. /Telegrafi/





















































