Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, të martën ka festuar ditëlindjen e saj të 33-të.

E shoqëruar nga miqtë dhe njerëzit e afërt, autorja e hitit "The Monster", interpretuar nga Rihanna dhe Eminem, e festoi 33-vjetorin e lindjes në Los Angeles të Kalifornisë.


Ajo u kujdes që të ndajë me 10.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga dukja e saj atraktive në mbrëmjen e ditëlindjes.

302010941 1178402806435811 3940795288284338166 n

Rexha kishte veshur një fustan të zi me prerja të cilat zbulonin këmbët e saj, si dhe një dekolte mjaft të hapur që vinte në pah gjoksin e bujshëm të këngëtares.

Në hapësirën për komente, urimet e shumta për ditëlindje nga ndjekësit e saj anë e mbanë botës nuk munguan.

304834718 792155088873315 4954508874231568888 n

Bebe Rexha e festoi ditëlindjen e saj të 33-të mes një suksesi megaloman që ka shënuar kënga e saj më e fundit, "I'm good (Blue)" në bashkëpunim me David Guettan.

Kjo këngë në vetëm tri ditë pas publikimit ka tejkaluar shifrën e 25 milionë dëgjimeve në Spotify dhe është renditur si kënga e tretë më e dëgjuar në iTunes, në nivel global.

302239426 756030398787862 3709188469817542970 n

Rexha në një intervistë të dhënë pak ditë më parë në MTV Video Music Awards tha se ndjehet e motivuar me suksesin që kjo këngë i ka sjellë, dhe se ajo dhe David Guetta kanë nisur të mendojnë edhe pëe realizimin e klipit, të cilin do ta xhirojnë në Ibiza. /Telegrafi/