LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha: Nuk mund të jetoj pa qenin tim, Bear

Bebe Rexha: Nuk mund të jetoj pa qenin tim, Bear

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, kadhënë së fundmi një intervistë për Revistën Out, ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e saj.

Mes të tjerash ajo ka treguar edhe “cila është një gjë pa të cilën ajo nuk do të mund të jetonte”.

Dhe interpretuesja e hitti “I’m Good (Blue)” pa mëdyshje u përgjigj: “Një gjë pa të cilën s’do mund të jetoja është qeni im, Bear”.


Bebe Rexha me qenin e saj, Bear (Foto: Just Jared)

Rexha gjithashtu theksoi se një ushqim pa të cilin ajo s’mund të jetojë janë makaronat dhe se Lauryn Hill është një këngëtare pa të cilën “s’mund të jetojë”.

Megjithëse sivjet është e nominuar për "Grammy", Bebe Rexha nuk ka pritshmëri: Kur s'e fitova me "Meant To Be", s'do e fitoj ndonjëherë
Lexo po ashtu Megjithëse sivjet është e nominuar për "Grammy", Bebe Rexha nuk ka pritshmëri: Kur s'e fitova me "Meant To Be", s'do e fitoj ndonjëherë

Dhe jo vetëm kaq, 34-vjeçarja foli edhe për hitin “The Monster”, të cilin ajo e punoi fillimisht për vete, por më pas iu shit dyshes së fasmhme Rihanna dhe Eminem, duke korrur një sukses global.

“Ishte albumi i parë kur krijova ‘The Monster’, i cili tani është një bashkëpunim i Rihannas dhe Eminemit. Mbaj mend që e luajta për një CEO të madh në këtë label në atë kohë që nuk do ta përmend dhe mbaj mend që ia lëshova këngën. Ai më tha se ka diçka të veçantë, por ‘vazhdo të punosh’. Unë u dekurajova sepse e dija se kishte diçka të veçantë atje në këngët e mia. Kishte një mundësi ku mund t’ia kisha dhënë diskun Eminemit, i cili e donte atë, ose një reperi tjetër në atë kohë që nuk do ta përmend. Reperi tjetër donte të ishte në të, por unë i thashë se do t’ia jap Eminemit pasi mendoj se do të ishte një moment kaq i madh dhe ai do ta bëjë të tingëllojë shkëlqyeshëm. Në fillim isha e mërzitur sepse isha më e re, por më vonë përfundoi duke më fituar respektin që kam tani në industrinë e muzikës dhe më hapi shumë dyer”, tha Bebe Rexha për “Out”.

Bebe Rexha me qenin e saj, Bear (Foto: Just Jared)

Krijimi i hitit “The Monster” të cilin e interpretojnë Rihanna dhe Eminem, ishin fillimi i suksesit për Rexhën, e cila më pas vijoi me publikimin e hiteve ndërkombëtare si “Me, Myself and I”, “No Broken Hearts” dhe “In The Name Of Love”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Magazina
Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Magazina
Xheneta Fetahu tregon nëse do të rikthehej me Gjestin pas gjithë dramave që kanë ndodhur

Xheneta Fetahu tregon nëse do të rikthehej me Gjestin pas gjithë dramave që kanë ndodhur

Magazina
Publikohet fotografia e G Banit me ish-të dashurën, ka një ngjashmëri me Danjën

Publikohet fotografia e G Banit me ish-të dashurën, ka një ngjashmëri me Danjën

Magazina
Kylie Jenner në

Kylie Jenner në "Oscars", shkëlqen me dukjen ekstravagante teksa i jep mbështetje të dashurit të saj - aktorit Timothee Chalamet

Magazina
Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im

Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im

Magazina
Kalo në kategori