Gjatë ditës së sotme (e martë) është shpallur lista e plotë e të nominuarve në MTV Video Music Awards 2023.

Siç është transmetuar, Taylor Swift kryeson me nominime, tetë në kategori të ndryshme.


E nominuar sivjet në MTV VMAs është edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Screenshot 7 15 Foto: Screenshot/Instagram

Ajo lajmin e ka ndarë me fansat në rrjete sociale duke thënë se u nominua për ‘Bashkëpunimin më të mirë’ për këngën “I’m Good (Blue” më David Guettan.

“E nominuar në VMA për bashkëpunimin më të mirë me David Guettan”, ka shkruar ajo.

Screenshot 8 8 Foto: Screenshot/Instagram

Biondja vitin e kaluar ka qenë në rolin e prezantueses që po ashtu u mbajt në “Prudential Center” të New Jerseyt.

Ylli me origjinë nga Dibra kujtojmë se ka qenë fituese e një çmimi MTV Video Music Awards në vitin 2019. /Telegrafi/