LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha iu blen prindërve të saj një shtëpi të re

Bebe Rexha iu blen prindërve të saj një shtëpi të re
Bebe Rexha dhe prindërit e saj (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, po kthehej në shtëpinë e prindërve të saj në New York, kur u ndalua për një intervistë nga TMZ në “Los Angeles International Airport”.

Ajo u pyet nga gazetari i tabloidit amerikan në lidhje me disa reagime të saj të fundit ndaj mbrëmjeve të çmimeve të muzikës, për të cilat pati kritika, pasi asnjë prej tyre nuk vlerësuan tri këngët e saj: “Meant to be”, “In the name of love” dhe “Me, myself and I”, të cilat kanë me miliarda dëgjime në Spotify.

Duke u shprehur e zhgënjyer dhe se nuk i interesojnë më çmimet, artistja emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, u shpreh se ajo ka gjetur paqen duke e ditur atë se çfarë mund të bëjë për familjen e saj.


Foto: Bebe Rexha/Instagram

“Unë nuk dua t’ia di, krejt çfarë di është do vazhdoj të kompozoj dhe shkruaj më të mirën që mundem. Të bëj atë që mundem për t’u kujdesur për mamanë time, për babanë tim, familjen time dhe jam duke blerë një shtëpi tani”, tha Bebe Rexha për TMZ.

E diskriminuar nga çmimet e muzikës, Bebe Rexha: Në djall vafshin, është gjithçka politike dhe me para
Lexo po ashtu E diskriminuar nga çmimet e muzikës, Bebe Rexha: Në djall vafshin, është gjithçka politike dhe me para

E ngacmuar nga gazetari me pyetjen se ku po ua blen shtëpinë e re prindërve, 32-vjeçarja me shaka iu përgjigj duke thënë: “Duhet të tregoj se ku?”.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Më pas, Rexha e bëri të ditur se bëhet fjalë për regjionin The East Cost, që ndodhet në bregun lindor të kontinentit amerikan.

“Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja”, tha këngëtarja e hitit “In the name of love”, së cilës gazetari shtoi duke i thënë se kjo duhet të jetë maja e suksesit për të – të pasurit mundësinë për t’u blerë një shtëpi prindërve të saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kaderi njofton se është ndarë përfundimisht nga Lumbardhi: Kam pasur shumë vështirësi, vetëm jam lënduar në atë lidhje

Kaderi njofton se është ndarë përfundimisht nga Lumbardhi: Kam pasur shumë vështirësi, vetëm jam lënduar në atë lidhje

Magazina

"Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva - për mua të gjitha janë Shqipëria ime", Bebe Rexha shkakton reagime me deklaratën e saj në Dibër

Magazina
U akuzua për tradhti teksa u pa e ulur në prehrin e një tjetri, reagon e dashura e Lamine Yamal

U akuzua për tradhti teksa u pa e ulur në prehrin e një tjetri, reagon e dashura e Lamine Yamal

Magazina
Xhuli flet për raportin e shumëpërfolur me Amir Rrahmanin, thotë se i ka 'screenshot' mesazhet e papërshtatshme që ka marrë prej tij

Xhuli flet për raportin e shumëpërfolur me Amir Rrahmanin, thotë se i ka 'screenshot' mesazhet e papërshtatshme që ka marrë prej tij

Magazina
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi

Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi

Magazina
Kim Kardashian publikon imazhe nga seancat stërvitore me trajneren e saj shqiptare, Senada Greca

Kim Kardashian publikon imazhe nga seancat stërvitore me trajneren e saj shqiptare, Senada Greca

Magazina
Kalo në kategori