Këngëtarja e njohur, e cila ka kryesuar top-listat, dukej pothuajse e panjohshme teksa u pa në lagjen Beverly Hills të martën.
Ylli i lindur në Brooklyn, 35 vjeçe, familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut, ishte larg shkëlqimit të tapetit të kuq teksa ecte rrugës pa grim gjatë një daljeje të lirshme, shkruan DailyMail.
Kjo ishte shfaqja e saj e parë publike pasi raportohet se është larguar nga shtëpia diskografike Warner Records, pas më shumë se një dekade bashkëpunimi.
Bukuroshja bionde kishte zgjedhur një stil casual, e veshur me një kostum të zi sportiv, ndërsa flokët i kishte të lëshuara në kaçurrela të çrregullta natyrale, teksa shkonte në një takim.
Artistja e nominuar për çmimet “Grammy” e kompletoi pamjen me shapka të zeza dhe shoqërohej nga një shoqe.
A mund ta gjesh se kush është?
Po, është Bebe Rexha!
Muajin e kaluar u raportua se Bebe Rexha është larguar nga shtëpia diskografike Warner Records me të cilën po punonte prej vitesh.
Këngëtarja shqiptaro-amerikane është ndarë nga kjo kompani pas një sërë mosmarrëveshjesh mes tyre.
Bebe Rexha pati një hit botëror në vitin 2022 kur bashkëpunoi me David Guetta-n për këngën “I’m Good (Blue)” dhe ka publikuar tri albume me Warner që nga nënshkrimi i kontratës në vitin 2013.
Megjithatë, burime për tabloidin britanike The Sun kanë thënë se marrëdhëniet mes tyre u tensionuan gjithnjë e më shumë, me Bebe-n që ndihej e zhgënjyer për drejtimin e karrierës së saj.
Një burim tha: “Bebe ka qenë shumë e zhgënjyer për karrierën e saj, kështu që kur situata me Warner arriti në një pikë të pakapërcyeshme dhe ata thanë se ishte më mirë të ndalonin bashkëpunimin, ajo vendosi të mos e kundërshtonte këtë vendim”.
“Ajo u ka thënë miqve se dëshiron një fillim të ri dhe nuk ndjente se mund ta arrinte këtë aty”.
Një burim pranë Bebe-s i tha DailyMail: “Ajo nuk u largua nga Warner me përjashtim, por vendosën reciprokisht të ndahen sepse kishin vizione të ndryshme për momentin”.
DailyMail ka kontaktuar përfaqësuesit e Bebe Rexhës dhe Warner Records për komente, por nuk ka marrë përgjigje.
Largimi i Bebe-s nga Warner Records tashmë është bërë zyrtar, me emrin e saj të hequr nga faqja e internetit e kompanisë, ndërsa ajo i ka hequr ata nga lista e llogarive që ndjek në Instagram.
Ajo gjithashtu ka punësuar një ekip të ri menaxhimi për ta orientuar karrierën e saj në një drejtim të ri, pasi albumet e saj nuk kanë pasur sukses në renditjet në Mbretërinë e Bashkuar.
Albumi i saj debutues, “Expectations”, i publikuar në vitin 2018, është i vetmi që ka arritur të hyjë në top-lista, duke arritur vetëm në vendin e 33-të.
Bebe ka pasur më shumë sukses me bashkëpunimet e saj, përfshirë “Meant To Be” me Florida Georgia Line, i cili mban rekordin si kënga country më e dëgjuar në Spotify e të gjitha kohërave.
Por në vitin 2023, “One In A Million” me David Guetta-n arriti vetëm në vendin e 79-të, ndërsa kënga e saj me DJ-n britanik Nathan Dawe, “Heart Still Beating”, u rendit në vendin e 74-të.
Bebe më parë kishte shprehur frustrimin e saj për karrierën përmes një postimi në rrjetin X verën e kaluar, duke shkruar: “Kam qenë e NËNVLERËSUAR. Kam heshtur për një kohë shumë të gjatë. Nuk i kam parë shenjat edhe pse njerëzit mi kanë treguar vazhdimisht dhe kanë qenë SHUMË TË QARTA”.
Ajo vazhdoi: “Dhe kur kam folur, më kanë heshtur dhe më kanë NDËSHKUAR nga kjo industri. Gjërat duhet të ndryshojnë ose do t’i tregoj të gjitha të vërtetat e mia. Të mirat, të këqijat dhe të shëmtuarat”.
Këngëtarja, e cila u bë e njohur pasi kompozoi dhe shkroi tekstin e hitit të Eminem dhe Rihanna, “The Monster” në vitin 2013, u rikthye në platformë për të sqaruar se postimi i saj nuk vinte vetëm nga një ndjenjë zemërimi.
“Është trishtuese. Jam ulur në dhomën e hotelit tim në Londër duke qarë me dënesë”, shkroi ajo. “Kam ndier një dëshpërim të madh për një kohë të gjatë. Kam ecur shumë nëpër këtë qytet dhe duke takuar fansat e mi, ata më kanë ngjallur diçka brenda meje”.
Në përgjigje të një fansi që e pyeti “Çfarë ka ndodhur përsëri?” nën postim, Rexha u përgjigj: “Përsëri? Nuk keni dëgjuar as 5 për qind. Nuk keni ASNJË IDE”.
Kur u pyet se kush po e pengonte të fliste, ajo shkroi: “ATA TË NDËSHKOJNË”.
Pasi një përdorues i X insinuoi se ajo po bënte këtë për të tërhequr vëmendje për këngën e saj të re, “I’m the Drama”, ajo iu përgjigj: “JAM E NGOPUR.”
Gjatë karrierës së saj, Rexha ka shkruar këngë për: Selena Gomez, Nick Jonas, Iggy Azalea, Florida Georgia Line, Tate McRae, Mickey Guyton dhe shumë të tjerë.
Në gusht, ylli gjithashtu pretendoi me zemërim se ishte “kërcënuar” nga një agjent sigurie për faktin që fliste shqip dhe u ndalua nga hipja në një fluturim të ‘Lufthansa’-s nga Aeroporti i Mynihut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![“Kë ke pasur para burrit”, debat i ulët mes Rozanës dhe Gertës në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ke-ke-pasur-380x233.jpg)
“Kë ke pasur para burrit”, debat i ulët mes Rozanës dhe Gertës në Big Brother VIP Albania
![G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/g-bannnni-380x233.jpg)
G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin
![Mes betejës me kancerin, supermodelja 40 vjeçare Bianca Balti shkëlqen me paraqitjet në “Sanremo 2025” duke përçuar mesazh inkurajues](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bian17-e1739438976813-380x233.jpeg)
Mes betejës me kancerin, supermodelja 40 vjeçare Bianca Balti shkëlqen me paraqitjet në “Sanremo 2025” duke përçuar mesazh inkurajues
![G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/g-bannnni-780x439.jpg)
G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin
![Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/BEB21.jpg)
Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records
![Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kemi.jpg)
Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi
![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ke-ke-pasur-780x439.jpg)
"Kë ke pasur para burrit", debat i ulët mes Rozanës dhe Gertës në Big Brother VIP Albania
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi