LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha bashkon forcat me “Dove” për të ndihmuar gratë të shprehin vetveten pa filtra

Bebe Rexha bashkon forcat me “Dove” për të ndihmuar gratë të shprehin vetveten pa filtra

Në një botë ku rrjetet sociale shpesh ndikojnë në mënyrën si e perceptojmë bukurinë, Dove ka bashkëpunuar me këngëtaren dhe kompozitoren e njohur Bebe Rexha për të lansuar fushatën globale #ShareTheFirst.

Kjo lëvizje synon të thyejë ciklin e perfeksionit dhe të inkurajojë gratë të pranojnë autentikën duke ndarë “fotografinë e parë të vërtetë”, atë para çdo filtri apo ripërpunimi.

Hulumtimi më i ri i Dove tregon presionin e madh që ndjejnë gratë për të kapur fotografinë “të përsosur” para se ta publikojnë në rrjetet sociale. Në ShBA, tetë nga 10 gra pranojnë se marrin deri në 50 fotografi para se të gjejnë atë që përmbush pritshmëritë e tyre.


Bebe Rexha në mesin e 100 këngëtareve më të mëdha të shekullit 21 sipas Billboard
Lexo po ashtu Bebe Rexha në mesin e 100 këngëtareve më të mëdha të shekullit 21 sipas Billboard

Po ashtu, pothuajse gjysma e grave raportojnë se kalojnë më shumë se 10 minuta duke u menduar nëse duhet ta postojnë, ndaj apo ta fshijnë një fotografi. Ky cikël i vazhdueshëm i ripërpunimit dhe modifikimit të fotove mund të mbulojë gëzimin e kapjes së momenteve të vërteta dhe spontane.

@beberexha #dovepartner I’m partnering with @Dove to remind women to #sharethefirst photo and free themselves from the pressure of a perfect social media feed. 6 in 10 women won’t post special moments because they think they don’t look perfect. I’ve shared a real, first pic #and it felt good – I hope it inspires you to do the same!  #sharethefirst #Dove #letschangebeauty #realbeauty ♬ original sound – Bebe Rexha

Si dikush që e kupton presionin e jetës në dritën e reflektorëve, Bebe Rexha ka pranuar fuqinë e autenticitetit. “Momentet më të mira në jetë nuk janë të stage-uar apo të filtruar, ato thjesht ndodhin. Por kur je në vëmendjen e publikut, ka kaq shumë presion për të dukur perfekt çdo herë”, thotë Bebe Rexha.

“Për këtë arsye jam kaq e emocionuar që kam bashkëpunuar me Dove për të festuar bukurinë të vërtetë, për t’u pastruar nga filtrat, atë që vjen nga të qenurit vetvetja që në fillim dhe thjesht për të jetuar momentin”, tha artistja e hitit “I’m Good (Blue)”.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Fushata #ShareTheFirst nuk është vetëm për udhëtimin e një ylli, por për një përpjekje kolektive që bashkon gratë nga e gjithë bota. Përveç Bebe Rexhës, figura të tjera me ndikim, mbështetëse të besimit në trup dhe krijues si Francesca Scorsese, Nyma Tang, Tess Holiday dhe Lauren Chamberse po shfaqin mbështetje për këtë fushatë.

Me këtë iniciativë, Dove synon të frymëzojë gratë që të ndalojnë së menduari për dukjen “të përsosur” në rrjetet sociale dhe, përkundrazi, të ndajnë momente që festojnë atë që janë në të vërtetë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Adriana Matoshi reagon me një falënderim për të gjithë ata që e rizgjodhën si deputete: Nuk është vetëm një arritje e imja, por e gjithë atyre që deshën ndryshimin

Adriana Matoshi reagon me një falënderim për të gjithë ata që e rizgjodhën si deputete: Nuk është vetëm një arritje e imja, por e gjithë atyre që deshën ndryshimin

Magazina
Konflikt mes Gjestit dhe Olës në BBVA - ajo qëndron e lidhur me kabllo ndërsa ai e tërheq deri në dhimbje

Konflikt mes Gjestit dhe Olës në BBVA - ajo qëndron e lidhur me kabllo ndërsa ai e tërheq deri në dhimbje

Magazina
Spektakli i së shtunës nis me opinionistët që futen në shtëpi, Neda dhe Arbri sfidojnë banorët në lojën e mos-reagimit

Spektakli i së shtunës nis me opinionistët që futen në shtëpi, Neda dhe Arbri sfidojnë banorët në lojën e mos-reagimit

Magazina
Arta Bajrami me kritika për shtetin: Nuk na përkrahë, nuk jep asnjë ndihmë për neve që krejt jetën ia kemi dedikuar muzikës

Arta Bajrami me kritika për shtetin: Nuk na përkrahë, nuk jep asnjë ndihmë për neve që krejt jetën ia kemi dedikuar muzikës

Magazina
U tha se është në pritje të fëmijës së parë me Mozzikun, reagon Lotina Haziri

U tha se është në pritje të fëmijës së parë me Mozzikun, reagon Lotina Haziri

Magazina
Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Magazina
Kalo në kategori