Beatrix Ramosaj merr vëmendje me pozat e reja në kostum të lëkurës

Ajo është njëra ndër artistet më atraktive të showbizit shqiptar, ku rrëmben thuajse gjithnjë vëmendje.
Fjala është për Beatrix Ramosaj, e cila po ashtu është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
E njëjta ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditëshmëria e saj, duke mos i munguar edhe pozat provokuese.
E tillë shfaqet edhe në këto të fundit, e veshur me kostum të zi të lëkurës, teksa ka vënë në pah linjat trupore.

Me flokët e valëzuara dhe grimin më të rëndë, kjo pamje e këngëtares shqiptare e bën të duket edhe më unike.
25-vjeçarja ndryshe ka kohë që nuk ka publikuar projekte të reja muzikore, kurse ai i fundit mbetet bashkëpunimi me të vëllanë, Albanin, "Get High". /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/11/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































