Kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, edhe pse është paralajmëruar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian për zbatimin e kontratës, ai nuk ka ndjekur rregullat e tyre, duke çuar deri të anulimi i projekteve
Zyra e Bashkimit Evropian është shprehur se Komuna e Mitrovicës Veriore është paralajmëruar disa muaj më parë dhe i është dhënë vërejtja për kontratën që nuk është zbatuar nga kryetari Goran Rakiq.
Mirëpo, sipas tyre, kjo nuk është marrë parasysh, që për pasojë ka dërguar deri te vendimi për anulimin e projekteve në vlerë prej 7.8 milionë euro për këtë komunë.
Zyra e BE-së në Kosovë ka dhënë më shumë detaje se pse janë anuluar.
BE ka komunikuar me komunën disa muaj më parë dhe e ka përsëritur vazhdimisht që duhet siguruar tereni për zbatimin e projekteve, mirëpo, kjo sipas tyre nuk është marrë parasysh nga kryetari i Komunës, Goran Rakiq, i cili është edhe shef i Listës Serbe, shkruan Indeksonline.
Me tutje në përgjigjen e tyre thuhet se vendimi i marrë nga BE nuk është politik, por thjesht, donatori ndërkombëtar dëshiron të ndjek rregulla dhe këto duhet të respektohen.
“BE ka komunikuar në mënyrë të përsëritur me komunën duke filluar disa muaj më parë për të siguruar që kjo të merret parasysh, por kjo nuk ka sjellë asnjë dobi. Vendimi i marrë nuk është politik. Projektet tona, si ato të çdo donatori ndërkombëtar, ndjekin rregullat dhe këto rregulla duhet të respektohen. EUO / PSBE shpreh keqardhje për anulimin e këtyre projekteve, të cilat do të përfitonin sektorët arsimor dhe kulturor në Mitrovicën e Veriut” thuhet në përgjigjën e Zyrës së BE-së për Indeksonline.
Madje BE thotë se ndihma që ofron për njerëzit e Kosovës është dhuratë nga taksapaguesit e BE-së dhe si e tillë do duhet të përdorin mirë autoritet lokale.
“Si investitori më i madh, partner tregtar dhe donator në Kosovë, BE-ja jep një kontribut bujar për autoritetet kosovare në të gjitha sektorët pothuajse 100 milionë euro në vit, për të realizuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Varet nga autoritetet që të përdorin këtë ndihmë. Mbështetja e BE-së është një dhuratë nga taksapaguesit e BE-së për njerëzit në Kosovë dhe nuk mund të merret si e mirëqenë”, thuhet në përgjigjen e BE-së.
Projektet e anuluara parashikonin ndërtimin e një qendre kulturore dhe të një ndërtese të re universitare në Mitrovicën e Veriut.
Për fat të keq, autoritetet lokale nuk arritën të heqin ndërtesat e paligjshme ekzistuese dhe të lirojnë qasjen në të gjitha fushat e punës.
Anulimi i projektëvw është mbështetur edhe nga disa shtete tjera si Gjermania dhe Franca.
Fjolla Çeku-Sylejmani nga zyra e BE-së në Kosovë është shprehur se projektet në Mitrovicë, si ura e Ibrit, pritet të përfundohen së shpejti.
Për rigjallërimin e urës janë dhënë 1.45 milionë euro e cila ka filluar në vitin 2016, ndërsa kontrata mbikëqyrëse për punët e urës ka kushtuar 86.000 euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!