LAJMI I FUNDIT:

BDI: Mirëpresim vendimin ekzekutiv të Presidentit Biden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës

BDI: Mirëpresim vendimin ekzekutiv të Presidentit Biden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës

BDI përmes një kumtese ka përshëndetur dhe mirëpritur vendimin ekzekutiv të presidentit Biden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës.

“BDI përshëndet dhe mirëpret vendimin ekzekutiv të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për konfirmimin e vlefshmërisë së masave ndëshkuese amerikane ndaj të gjithë atyre që nuk do të respektojnë përmbajtjen e Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë.

Ky vendim është shprehje e rëndësisë jetike që kanë këto marrëveshje me frymën paqësore që e reflektojnë dhe cënimi i tyre padyshim se lëkund themelet e paqes dhe paraqet kërcënim për vlerat e demokracisë së mirëfilltë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.


Marrëveshja e Ohrit ajo e Prespës dhe fqinjësisë së mirë, theksojnë nga atje, janë edhe fryte të ndërmjetësimit objektiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë gjithë këtyre viteve në mbështetje të vendit tonë dhe mbarë rajonit, shtigje që mundësuan integrimin tonë në NATO dhe afrimin si asnjëherë më parë para dyerve të Europës.

BDI, shtojnë nga atje, do të vazhdojë në mënyrë autonome dhe brenda Frontit Europian të jetë gardian i zbatimit të këtyre marrëveshjeve historike, ashtu siç kishte rol vendimtar në miratimin dhe zbatimin e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Politikë
Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Lajme
Kalo në kategori