LAJMI I FUNDIT:

Baza e NATO-s në Durrës, Berisha: Mega-skandal, Stoltenberg bëri sikur nuk kishte dëgjuar asgjë

Baza e NATO-s në Durrës, Berisha: Mega-skandal, Stoltenberg bëri sikur nuk kishte dëgjuar asgjë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot për propozimin e Shqipërisë për një bazë të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano.

Në një komunikim me gazetarët jashtë dyerve të Kuvendit, Berisha e quajti mega-skandal projektin e portit të Durrësit.

Berisha u shpreh se dje në konferencën për shtyp me Jens Stoltenberg, Edi Rama nisi recitimin për Porto Romanin, por sipas kryedemokratit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë.


Berishës nuk i jepet fjala në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren
Lexo po ashtu Berishës nuk i jepet fjala në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren

“Jam këtu para jush për të përshëndetur përzemërsisht sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe për ta garantuar se Partia Demokratike ka qenë është dhe mbetet fuqimisht një forcë pro-atlantike e vërtetë. PD mbetet e vendosur për një bashkëpunim sa më të ngushtë me Aleancën dhe garantoj sërish se është e gatshme t’i ofrojë nesër në pushtet aleancës të gjitha lehtësirat aero-portuale e të tjera, që asaj i duhen për përmbushjen e misionit të madh”, ka thënë Berisha.

“E përshëndes faktin se nuk e përtypi mashtrimin e paskrupullt të Edi Ramës, i cili për të mbuluar mega-aferën e tmerrshme me Emaar të përvetësimit të 1 mijë m2 tokë në Durrës, kërkon ta bëjë këtë me angazhimin e NATO në Porto Romano. Ky propozim i Ramës është një mega-skandal që kërkon të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka aleanca për qëllime të veta korruptive”, ka shtuar Berisha.

Berisha akuzon Prokurorinë e Posaçme: Pse nuk hetohen sarajet e Ramës dhe pallati i Bashës
Lexo po ashtu Berisha akuzon Prokurorinë e Posaçme: Pse nuk hetohen sarajet e Ramës dhe pallati i Bashës

“Pata kënaqësinë e madhe të konstatoj se në konferencën e shtypi, ndonëse Rama nisi recitimin e tij me Porto Romanin dhe portin e madhërishëm që do të ndërtohej, sekretari i NATO bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga bashkëbiseduesi dhe foli për kontributin e Shqipërisë, për rolin e saj, për Ballkanin dhe unë e përshëndes përzemërsisht. Nga ana tjetër, shtoj këtu se është guxim i madh të dalësh e të shëtisësh në një kohë kur ke damkën e një mega-korruptori, e një persekutori të fjalës së lirë, në një kohë kur bën gjithçka për të larë paratë e krimit dhe për të bërë vendin tënd simbol të drogës dhe krimit”, deklaroi Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori