Antonio Rudiger mund të quhet një futbollist i ri i Real Madridit, edhe pse zyrtarizimi ende nuk ka ardhur.

Mbrojtësi gjerman ka vendosur të largohet nga Chelsea si transferim i lirë, pasi kontrata me londinezët skadon në fund të këtij edicioni.


Mediat e ndryshme spanjolle dhe angleze kanë raportuar se Rudiger ka nënshkruar tanimë me Real Madridin dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet pas përfundimit të sezonit.

real madrid pull out of transfer race for antonio rudiger but chelsea still in crisis with three key defenders out of contract next summer including barcelona targets cesa scaled 1

Bayern Munich ka qenë shumë e interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin, por bavarezët e kontaktuar vonë agjentin e lojtarit.

Ka qenë gazetari i Sport Bild, Christian Falk që ka zbuluar detajet nga kontaktet e Bayernit me agjentin e lojtarit.

"Disa ditë pas barazimit 1-1 kundër Villarrealit në Munich, Hasan Salihamidzic e ka kontaktuar agjencinë që përfaqësojnë Antonio Rudigerin".

"Drejtori sportiv i Bayernit donte të hapte negociatat duke i ofruar një kontratë gjermanit, por ishte tepër vonë. Në atë moment agjensioni i ka thënë Salihamidzicit se marrëveshja me Realin ishte finalizuar", ka shkruar Falk.

Rudiger besohet se ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Real Madridin dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet në fillim të muajit qershor. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app