Georginio Wijnaldum do të largohet në verë nga Liverpooli.

Mesfushori holandez është futur në vitin e fundit të kontratës me The Reds dhe nuk ka pranuar rinovimin.


Gjiganti anglez i ka ofruar rinovimin në tri raste, por Wijnaldum është i vendosur të largohet për një aventurë të re.

georginio wijnaldum for liverpool

30-vjeçari është duke u kërkuar nga Barcelona dhe Inter, por së fundmi në garë është futur edhe Bayern Munich.

Kampioni në fuqi i Evropës po tenton ta përforcojë mesfushën dhe Wijnaldum pëlqehet shumë nga ta.

Mediat në Gjermani kanë raportuar se drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic është futur në bisedime me agjentin e lojtarit.

wijnaldum 2

Gjithsesi favorit për të nënshkruar me 'Tulipanin', mbetet gjiganti spanjoll Barcelona.

Wijnaldum këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar tre gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app