Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen në mesin e muajit korrik për të negociuar buxhetin afatgjatë të bllokut dhe planin për rimëkëmbje për shkak të pandemisë COVID-19.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ata do të takohen në mes të muajit korrik, për të nisur “negociatat e vërteta”.
“Është e rëndësishme që të vendosim për këtë çështje sa më shpejt që është e mundur”, tha Michel.
Qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian po negociojnë për detajet e Fondit të Rimëkëmbjes pas pandemisë, që është në vlerë prej 750 miliardë eurosh.
Ata po ashtu po bisedojnë rreth buxhetit shtatëvjeçar të bllokut, që kap shifrën prej 1.1 trilion eurosh.
Fondi i Rimëkëmbjes ka për qëllim të ndihmojë shtetet që janë goditur më së keqi nga pandemia, por ka dallime të mëdha në mesin e shteteve rreth këtij fondi.
Shtetet si Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia, po kundërshtojnë paketat e stiumilimit që përfshijnë grante dhe borxhe. Ata duan që këto grante, t’u jepen shteteve që plotësojnë disa kritere.
Por, shtete si Italia dhe Spanja, po kërkojnë që Bashkimi Evropian të japë grante pa pasur asnjë kusht për reforma makro-ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Zbuloni potencialin e etiketave private me partnerin tuaj të besuar, HAJÉ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit