LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Tiranës ndihma për familjet e prekura nga tërmeti në Korçë

Bashkia e Tiranës ndihma për familjet e prekura nga tërmeti në Korçë

Tirana ka treguar se është gjithnjë e para edhe në solidaritet me njerëzit në nevojë. Bashkia e Tiranës do të mbledhë firma për t’u ardhur në ndihmë familjeve në Qarkun e Korçës të cilat janë prekur nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit që kanë prekur juglindjen.

Duke folur gjatë inspektimit të punimeve të Xhamisë së Namazgjasë, Kryebashkiaku Velia ftoi të gjithë qytetarët që të kontribuojnë me ndihma që do të dërgohen në Korçë.

“Nesër fushata do të pezullohet dhe një nga idetë që kemi pasur me Bujarin është që në vend të saj, ne të kemi një tjetër fushatë, një fushatë bamirësie dhe një fushatë solidariteti. Bashkë do të ftojmë të gjithë besimtarët myslimanë por jo vetëm, përpara Bashkisë. Mbas faljes së Bajramit, ne do të kemi një kamion i cili do të mbushet për ndihma në qarkun e Korçës, aty ku ne kemi pasur një sërë tërmetesh, ku gjithë qeveria është mobilizuar por unë besoj që ka nevojë tani edhe gjithë qytetarët”, deklaroi Veliaj.


Në këto katër vite një vëmendje të veçantë Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Veliaj i ka kushtuar edhe kujdesit social. Nëse deri katër vite më parë në kryeqytet nuk kishte asnjë qendër sociale, aktualisht në të gjithë kryeqytetin janë ngritur shtatë të tilla që ofrojnë jo vetëm një vakt të ngrohtë, por edhe kujdes të specializuar.

Gjithashtu janë shpërndarë edhe kredi me interes atë ulëta për njerëzit në nevojë, banesa sociale apo subvencionim i interesave të qirasë./Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori