LAJMI I FUNDIT:

Bashkëthemeluesi i Reddit-it: Çmimi i Ethereum këtë vit do të arrijë 15 mijë dollarë

Bashkëthemeluesi i Reddit-it: Çmimi i Ethereum këtë vit do të arrijë 15 mijë dollarë

Bashkëthemeluesi i Reddit, Alexis Ohanian, tha se ai parashikon se çmimi i Ethereum gjatë vitit 2018 do të arrijë në 15 mijë dollarë.

Ohanian, i cili tani punon në një firmë për ngritje të kapitalit [Venture Capital], në një intervistë tha se “Në fund të vitit, Bitcoin do të jetë në 20 mijë dollarë dhe Ethereum do të jetë në 15 mijë dollarë”, përcjell Telegrafi.

Nëse parashikimi i Ohanian do të vërtetohet, kapitali i tregut të Ethereum do të rritet nga 67 miliardë dollarë në gati 2.5 trilionë dollarë, ndërkohë që Bitcoin do të rimëkëmbet në çmimin më të lartë se sa viti i kaluar me një kapital të tregut prej 340 miliardë dollarë.


Të gjitha lajmet nga Kriptovaluta
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kriptovaluta

Në prill, shefi ekzekutiv i firmës konsulente financiare deVere Group, Nigel Green, parashikoi se çmimi i Ethereum deri në fund të vitit 2018 do të arrinte deri 2,500 dollarë. /Telegrafi/