LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshortja i kërkon “datën e pushimeve” Bylbyl Sokolit

Bashkëshortja i kërkon “datën e pushimeve” Bylbyl Sokolit

Bylbyl Sokoli ka një jetë që merret me futbollin. Ai ka qenë ndër futbollistët më të mirë që ka pasur Kosova  gjatë viteve 80-ta.

Sot, Sokoli njihet si njëri ndër trajnerët më të mirë që ka elita e futbollit kosovar.

Ai gjithashtu është i njohur për publikun me analizat e tij në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini. Sokoli gjithashtu është mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Kulturës Fizike.


Por, përpos karrierës së tij të lidhur me sportin, ‘profa’ ka edhe një jetë tjetër, i përkushtuar në familje.

Bashkëshortja e Bylbyl Sokolit, rrëfen se ajo e njoftoi Bylbylin në kohën e studimeve, por ata ishin takuar edhe në kohën kur ky i fundit ishte pjesë e Trepçës në Mitrovicë.

Lajmet për Bylbyl Sokolin
Lexo po ashtu Lajmet për Bylbyl Sokolin

Ajo tregon edhe për karakteristikat me të cilat Sokoli e kishte bërë për vete.

“Ka qenë shumë kohë e largët, por e di që Bylbyli ka qene i drejtpërdrejt gjithmonë”, tha ajo.

Bashkudhëtarja e jetës e Bylbyl Sokolit, thotë se futbolli është si çdo profesion tjetër, por sipas saj Sokoli është munduar të mbaj privatësinë larg të tjerëve.

“Futbolli është bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Ndonjëherë shoqërohem me të edhe kur askush nuk është në shtëpi”, tregon më tej zonja Sokoli.

Meqë futbolli është sport dinamik, bashkëshortja i ka bërë edhe një pyetje në emision Bylbylit.

“Kur do të shkojmë në atë pushim?!”.

Ndërsa ‘profa’ i është përgjigjur se në pushimet e radhës [të sportit], do të shkojnë në pushime./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Magazina
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
Djali jashtëmartesor i Schwarzenegger po shkon hapave të babait (Foto)

Djali jashtëmartesor i Schwarzenegger po shkon hapave të babait (Foto)

Kalo në kategori