LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshortja e Rexhep Selimit sqaron rastin e avokatit David Young

Bashkëshortja e Rexhep Selimit sqaron rastin e avokatit David Young

Shqipe Mehmeti – Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit ka bërë një sqarim rreth avokatit David Young, për të cilin Specialja më herët e bëri një njoftim se ai nuk do të mbrojë më ish pjesëtarin e UÇK-së.

Mehmeti – Selimi thotë se avokati David Young mbetet pjesë e ekipit mbrojtës së Rexhep Selimit, por që për arsye shëndetësore të tij, avokat kryesor do të bëhet Geoffrey Roberts, transmeton Telegrafi.

“Të nderuar qytetarë, e ndjej obligim të bëj këtë sqarim në lidhje me lajmin që po qarkullon sot nëpër medie se Rexhep Selimi ka larguar nga ekipi avokatin e tij z. David Young. Ky është një keq-informim që i bëhet publikut. z. David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit. Megjithatë për arsye shëndetësore është vendosur në bashkëpunim me z. Young që për një periudhë të pacaktuar Avokat kryesor të jetë z. Geoffrey Roberts, kurse bashkë-avokat z. David Young”, thuhet në reagimin e saj.


Tutje, ajo ka shtuar se “Ekipa mbrojtëse e Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë – me intenzitetin dhe harmoninë e zakonshme”.

“Ne si familje jemi të kënaqur me punën e avokatëve”, thotë ndër tjera ajo.

Zhvillime në Hagë, Rexhep Selimi kërkon "shkarkimin" e avokatit të tij
Lexo po ashtu Zhvillime në Hagë, Rexhep Selimi kërkon "shkarkimin" e avokatit të tij

Ndryshe, aktakuza e parë kundër ish-krerevë të UÇK-së u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori