Bashkëshorti i presidentes e quan Vuçiqin, kryetar shteti analfabet
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në një postim “X”, Sadriu ka shkruar se Vuçiq, kishte thënë se Serbia do të detyrohej të merr vendime të ndryshme, ku përmes tyre do të dërgojë pagesat për serbët e Kosovës.
Ai ka thënë se presidenti serb është kryetar analfabet.
“Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, ka thënë Sadriu. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























