Inspektoriatet shtetërore të shëndetit të Shqipërisë dhe Kosovës po kontrollojnë qendrat shëndetësore dhe subjektet që ofrojnë shërbime në zona turistike në Shqipëri. Aktiviteti bashkëpunues vjen për herë të parë dhe synon, sipas dy inspektoriateve, për të siguruar shëndetin e qytetarëve të dy shteteve, gjatë sezonit turistik.
Kryeinspektori i Kosovës Dr. Shaban Osmanaj thotë për Zërin e Amerikës se veprimi përbashkët midis dy inspektoriateve shëndetësore shënon ngritjen në një nivel më të lartë të bashkëpunimit të nisur pas marrëveshjes së përbashkët, nënshkruar pesë vite më parë. Zoti Osmanaj thotë se inspektorët po kryejnë veprime konkrete në zonat turistike për të parë kushtet shëndetësore.
“Ky është qëllimi inspektimeve të përbashkëta, për të parë, për të shkëmbyer informacionin, si ofrohet shërbimi, në çfarë kushtesh. Ne këtë projekt e kemi paraqitur bashkërisht këtë vit me homologët shqiptarë për një sezon turistik të shëndetshëm”.
Ndërsa kryeinspektorja e Shërbimit Shtetëror shëndetësor në Shqipëri Vjollca Braho thotë se të dy inspektoriatet kanë bartur një barrë të madhe të përgjegjësive në menaxhimin e situatës me COVID-19. Sipas saj ato kanë mundësi të ndihmojnë njëra tjetrën me përvojën e krijuar.
“Ne po vijmë nga një përvojë e vështirë që ka kaluar Shqipëria, Kosova dhe mbarë bota. Ne kemi qenë institucioni që kemi zbatuar të gjitha protokollet të miratuara për pandeminë e coronavirusit nga Ministria e Shëndetësisë dhe aktet normative të qeverisë shqiptare për të gjitha subjektet që kryejnë shërbime në Shqipëri. Tani jemi në një periudhë kur një pjesë e protokolleve janë lehtësuar, por vëmendja e dy inspektoriateve duhet të jetë e qëndrueshme, sidomos ndaj varianteve të reja të coronavirusit.”
Zonja Braho thotë se qendra shëndetësore të reja janë hapur këtë vit në zonat turistike për të qenë në gatishmëri të ndihmës mjekësore.
“Për sezonin turistik nga Ministria e Shëndetësisë janë hapur këtë vit 29 qendra të reja shëndetësore gjatë gjithë vijës bregdetare për të qenë sa më afër pushuesve. Përveç qendrave ekzistuese ky shtim është për të pasur një sezon sa më të shëndetshëm dhe të sigurt për gjithë pushuesit që do vijnë në Shqipëri.”
Trupat e inspektimit vlerësojnë se masat për situatën e pandemisë së coronavirusit, ndonëse të lehtësuara, kërkojnë vëmendje të vazhdueshme ndaj varianteve të reja. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka konfirmuar rastet e para me variantin “Delta” të coronavirusit.
Gjatë situatës së pandemisë dhe gjysmës së parë të këtij viti turistët nga Kosova zunë pjesën kryesore të pushuesve, nga jashtë vendit, në Shqipëri. Sipas Institutit shqiptar të Statistikave vetëm gjatë majit hynë në Shqipëri rreth 144 mijë shtetas nga Kosova, gati dy herë më shumë se njëjta periudhë e vitit 2019, para situatës së pandemisë.
Ndërkohë 5-muajt e parë të këtij viti në Shqipëri vlerësohet nga të dhënat zyrtare se kanë hyrë mbi gjysmë milionë turistë nga Kosova, për të pushuar në zonat turistike shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
SPB Ohër: Një fëmijë katër vjeçar, ndërroi jetë në Spitalin e Strugës
Sulmoi me thikë klientin në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të pandehurin
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos