LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunim mes OAK dhe MPMS, katër shtëpi për familjet e pastrehë

Bashkëpunim mes OAK dhe MPMS, katër shtëpi për familjet e pastrehë

Me fonde të përbashkëta të Odës Amerikane në Kosovë përkrahur nga kompanitë anëtare dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, filloi procesi i ndërtimit të katër shtëpive për familjet e pastreha adekuate.

Familjet e përzgjedhura janë nga Peja, Skenderaj, Lipjani dhe Mitrovica dhe ndërtimi i shtëpive do të fillojë sapo të përzgjidhet kompania ndërtuese.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, përmes një postimi në Facebook.


“Falënderoj Odën Amerikane në Kosovë dhe kompanitë kontribuese të Odës, duke shpresuar se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Së bashku mund të kontribuojmë më fuqishëm në përmirësimin e mirëqenies së familjeve në nevojë”, ka shkruar Abrashi. /Telegrafi/

familjet