LAJMI I FUNDIT:

Basha: Vendimi im i parë si kryeministër do të jetë heqja e taksës në Rrugën e Kombit

Basha: Vendimi im i parë si kryeministër do të jetë heqja e taksës në Rrugën e Kombit

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti, ka thënë se pas zgjedhjes së tij si kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, vendimi i parë që do të ndërmerr do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit.

“Ky është Vendim i padrejtë që rëndon në ekonominë e Kosovës dhe Shqipërisë dhe ngadalëson shkëmbimin ekonomik dhe shanset për bashkërendim të faktorëve ekonomik mes dy vendeve tona”, ka thënë Basha.

Basha ka falënderuar Hotin për rolin e tij në rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.


“Dua t’ju falënderoj për liderishipin tuaj në rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi në shinat dhe kornizën për të cilën ky dialog u konceptua dhe t’ju shpreh mbështetjen time dhe të PD-së në këtë qasje parimore që mund të ketë vetëm një përfundim njohjen reciproke në mes dy vendeve”, ka thënë Basha.

Kryetari i PD-së, tutje ka lavdëruar dhe Pakon për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19 të hartuar nga Qeveria Hoti.

“Me pakon ekonomike që ju keni propozuar, ju e vendosni Kosovën në krye të vendeve të rajonit dhe përbënë shembull edhe për Shqipërinë ku situata është po aq kritike,  vendimmarrja juaj dhe mënyra sesi do të bëhet zbatimi i kësaj pakoje përbën shembull edhe për Tiranën dhe për ne si opozitë”, tha Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori