Kryetari i PD-së Lulzim Basha përmes një mesazhi u drejtohet qytetarëve të bashkohen në protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama. Meqë ky i fundit nuk jep dorëheqjen edhe pse “duhej të kishte dhënë të paktën 20 herë deri tani”
Ndryshe nga kryeministri i cili edhe sot i dedikoi një letër publike ku e fton për dialog, Basha zgjodhi t’u drejtohej qytetarëve.
Basha lë të kuptojë se “nuk ka dialog” me Ramën dhe fton qytetarët t’i bashkohen të gjithë në protesta për largimin e tij, dhe në dialogun kombëtar për ndryshimin e vërtetë që duhet të sjellim për garantuar të ardhmen Europiane të Shqipërisë. /Telegrafi/
Mesazhi i plote
Të dashur bashkëqytetarë,
Dje, Gjykata e Lartë mbeti vetëm me dy anëtarë dhe praktikisht është asgjësuar, pasi ajo nuk mund të gjykojë më asgjë. Mbi 40 mijë çështje presin të shqyrtohen nga kjo Gjykatë, një pjesë e madhe çështje të të drejtave njerëzore dhe të të drejtës së pronës, shumë prej tyre kundër dhunimeve të qeverisë. Për të gjithë ju që prisni drejtësi ajo do të vonojë të paktën 4-5 vjet dhe më shumë.
Ndërkohë Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë anëtar prej 2 vitesh, duke lënë pa asnjë kufizim pushtetin e kryeministrit i cili tani qeveris me fermane personale. Pa Gjykatë Kushtetuese, Kryeministri u është lëshuar për të grabitur me “ligje” speciale pronat tuaja private dhe pronat tona publike nga qendra e Tiranës në të gjithë bregdetin.
Dje, pasi shpalli hapur se shqiptarët janë më mirë pa gjykata, Edi Rama më dërgoi mua një letër për të më ftuar në “dialog”, pra, që unë dhe ai të ulemi për të biseduar, sepse, sipas tij, kështu e kërkon demokracia.
Në të vërtetë demokracia e kërkon që pushteti të burojë nga populli dialogojë me popullin, demokracia kërkon që mosmarrëveshjet që nuk i zgjidh dot politika t’i zgjidhë populli, me votë.
Por për Edi Ramën arti i qeverisjes demokratike është i huaj, ai është artist në artin e mashtrimit. E gjithë qeverisja e tij ka qenë grabitje dhe mashtrim i popullit, i pasurive publike dhe dhunim i çdo vlere demokratike e perëndimore.
Sikur Edi Rama të kishte qoftë edhe një fije respekt dhe vëmendje për popullin, sikur tek ai të kishte vetëm një fije vetëdije demokratike, ai do ta kishte dhënë dorëheqjen të paktën 20 herë këto gjashtë vitet e fundit.
Ai duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kriminelët i kishte bërë deputetë; kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues; kur Shqipëria u bë hambari i drogës në Europë; kur ylli i qeverisë së tij Saimir Tahiri doli që ishte trafikant droge; kur kompania e Qazim Sejdinit u kap me drogë; kur Fatmir Xhafaj u zbulua që mbronte vëllain trafikant; kur u zbulua se Olsi Rama ishte i lidhur me grupin e Xibrakës; kur plasën njëra pas tjetrës skandalet e koncesioneve qindra milionashe; kur u zbuluan 30 milion eurot që ai donte t’i vidhte dhe pastronte në Amerikë me një kompani fallco.
Edi Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se ai i vodhi zgjedhjet e 25 qershorit me Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin dhe kriminelët më famëkeq të vendit.
Edi Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur njerëz të varfër u rrahën dhe vdiqën në qelitë ku mbaheshin për fatura dritash apo shtesë banese pa leje; kur qytetarëve të Shkozës, Bulevardit të Ri, të Himarës e kudo në Shqipëri u prishi shtëpitë pa shpërblim dhe pa proces ligjor; kur helmoi me gaz qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre.
Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen sa herë që Shqipërisë iu refuzua hapja e negociatava nga BE; kur shqiptarët filluan të emigronin në masë pa asnjë shpresë; kur investitorët perëndimorë filluan të largohen njëri pas tjetrit nga Shqipëria për t’u zëvendësuar me oligarkë vendas apo me kriminelë rusë apo lindorë; kur qeveritë europiane u alarmuan sepse Shqipëria u shndrrua në bazë të sigurtë të krimit të organizuar.
Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kishte negociuar kufijtë e Shqipërisë sikur Shqipëria të ishte pronë e tij private. Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kishte negociuar kufijtë e Kosovës sikur Kosova të ishte prona e tij private.
Edi Rama nuk e dha asnjëherë dorëheqjen, por e mbajti pushtetin me çdo mjet, me kriminelë, me para, me oligarkë, me media, dhe po e shkreton vendin çdo ditë. I konsumuar tërësisht nga pushteti, i degraduar nga krimi dhe korrupsioni, i shteruar nga çdo ide e dëshirë për të qeverisur, ai sot po mban peng të ardhmen europiane të shqiptarëve.
Të dashur bashkëqytetarë,
Vendi ynë ka shumë plagë të thella, të cilat duan ide, vullnet dhe punë të shërohen. Sot, Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë politik, ekonomik e shoqëror. Ne duhet të çlirojmë politikën nga paratë e pista dhe autokracia, të çlirojmë ekonominë nga oligarkët, nga monopolet e dhuna shtetërore, të krijojmë mundësi që çdo shqiptar të ketë shanset të gëzojë punën dhe talentin e tij; të krijojmë një shoqëri të drejtë për të gjithë.
Kjo është një sfidë e madhe që na takon të gjithëve, para së gjithash ne politikanëve.
Për këto sfida ne kemi filluar një dialog kombëtar gjithëpërfshirës. Ky është i vetmi dialog që ndryshon Shqipërinë dhe i vetmi dialog ku unë do të jem pjesë.
Qëndrimi im i prerë dhe i palëkundur është se Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga Kryeministër, sepse ai është shkatërrues i zgjedhjeve të lira dhe dhunues i vullnetit të popullit.
Ndryshimi i madh që duam të gjithë, standardet europiane në Shqipërinë tonë mund të arrihen vetëm nga një pushtet që buron nga vota e lirë e qytetarëve dhe ushtrohet në emër të tyre.
Prandaj, ju ftoj që të bashkohemi të gjithë në protestat tona për largimin e tij, dhe në dialogun kombëtar për ndryshimin e vërtetë që duhet të sjellim për garantuar të ardhmen Europiane të Shqipërisë.
Sinqerisht
Lulzim Basha
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës