LAJMI I FUNDIT:

Basha: Kur grabitet me armë avioni kupton se në çfarë niveli është rendi dhe siguria

Basha: Kur grabitet me armë avioni kupton se në çfarë niveli është rendi dhe siguria

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat u shpreh se “çdokush e kupton se në çfarë niveli është policia, se në çfarë niveli është katandisur rendi dhe siguria”, kur grabitet me armë në mes të ditës një avion i linjës ndërkombëtare.

“Kur në Rinas, që është zona me sigurinë më të lartë në vend, kryhet grabitje me armë e avionit të linjës ndërkombëtare në mes të ditës, çdokush e kupton se në çfarë niveli është policia, se në çfarë niveli është katandisur rendi dhe siguria”.

“Kjo ndodh kur Shqipëria është bërë qendër e krimit ndërkombëtar, bazë operacionesh e rrjeteve kriminale, ku jo vetëm nuk luftohet, por po nxitet pastrimi i parave të krimit nga vetë qeveria me ndërtimet dhe projektet korruptive në ndërtim, inceneratorë, turizëm dhe PPP”, shtoi Basha./ Top Channel


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori