LAJMI I FUNDIT:

Barry Bannan shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, hedh kandidaturën për ‘golin e vitit’

Barry Bannan shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, hedh kandidaturën për ‘golin e vitit’

Kapiteni i Sheffield Wednesday, Barry Bannan ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm gjatë ndeshjes të së shtunës në League One kundër MK Dons.

Sheffield Wednesday po kryesonin 0-2 kur Bannan mori topin në mesfushën qendrore pak para se të shënonte një supergol nga distanca për epërsinë  0-3.

Pasi u kërkua të gjuante nga tifozët vizitorë, Bannan bëri një prekje dhe më pas e goditi ‘fluturimthi’ topin nga një distancë prej rreth 40 metrave.


Goditja e tij kaloi mbi portierin e MK Dons, Jamie Cumming dhe në pjesën e pasme të rrjetës, duke i bërë tifozët vendas të mos-besojnë.

Tifozët e Sheffield Wednesday në mediat sociale ishin të shpejtë për të lavdëruar kapitenin e tyre për supergolin e shënuar.

“Shkëlqyeshëm. Ne nuk shohim mjaftueshëm lojtarë që e godasin topin nga ajo largësi”, shkroi një tifoz në Twitter.

“Jo shumë lojtarë që guxojnë të godasin topin në ditët e sotme”, shtoi një tjetër, ndërsa një tjetër shkroi: “Guxoni të dështoni. Guxoni të keni sukses. Më mungojnë kohët e vjetra kur shihnim më shumë ulëritës nga 30-40 metra”.

Ndryshe, Bannan është njëri nga lojtarët kryesor të skuadrës së tij me 9 gola dhe 12 asistime deri tani dhe është afër ta ngjit ekipin e tij në Championship. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Ndërkombëtare
Kalo në kategori