Vendkalimi kufitar në Merdar është mbyllur që nga dita e martë nga një grup serbësh në Serbi, e kjo ka bërë që shumë bashkatdhetarë tanë, që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit përmes Serbisë, të kthehen mbrapsht, për të shfrytëzuar vendkalimet e tjera me shtetin fqinj.
E një qytetar i Kosovës i frustruar në një prononcim për TV Llapi, ka fajësuar qeverinë e Kosovës e cila nuk është duke reaguar me barrikadat që janë vendosur që 20 ditë në veri të vendit si dhe ka pyetur të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, nëse e kishin lejuar që të ndodh kjo në Evropë.
Ai tha se Kosova duhet të jetë e vendosur për veprimet e saj, e jo të lejojë që të vendosen barrikada të tilla.
“Thonë janë dal këta kriminel që vijën e bëjnë hajgare në vend tonin, dhe e kanë mbyll rrugën atje. Faji është te ne si shoqëri shqiptare që jemi. Se nuk është dashur që të presim tri javë ditë, po është dashur me shku dhe me i çel rrugët në vend tonin, këta në vend të vetin le ti mbyllin. Faj është te ne, te pushteti jonë dhe si shoqëri. Që i mbyll rrugët në Serbi pesë pare si dho, se kam problem unë atë punë”, tha ai duke shtuar se poshtërsia më e madhe që po ndodh në shoqërinë shqiptare është lejimi i barrikidimit të rrugëve.
Qytetari po ashtu tregoi se i kanë mbetur në kufi, vëllai me nuse e fëmijë, e sipas tij se kush jep llogari për jetën e tyre ai thotë se nuk e dinë.
“Ama që e mbyll rrugën në territor të Kosovës kjo është poshtërsia më e madhe që ia kena leju me na ndodh në shoqërinë shqiptare. Jam në gjendje me krejt kapacitetet e mia, kur të lypet nevoja i pari me shkue. Na kanë lodh që sa vjet. E kam vëllain duke ardh me gru e me fëmijë. U mbyll rruga, 12-13 veta të pijavt, jo vjen policia jo s’vjen policia ne nuk jemi ata që ndikojmë në Serbi. Na nuk po kemi mundësi të ndikojmë në vendin tonë e jo atje. Ne jemi të ligë, ne nuk jemi për vendin tonë. Kjo është në pyetje. E familjarët e mi i kanë ndal, janë ndal te njëfarë kishe që është aty afër kufirit, e s’po i lejnë me ardh. Tash kush i ka ndal a çka i ka ndal, unë se di. Kush jep llogari për këto sene? A jep llogari ky vëllai jonë ndërkombëtar. Kush garanton në sigurinë e tyre. Unë jam ai që rrugën ka, ,e dal me m’shel, kam kapital sa me mbyll rrugën, e le të dalin që guxojnë…kjo është poshtërsi”, tha ai.
Po ashtu qytetari u shpreh se një njëri që ka ndjenja kombëtare dhe atdhetare nuk e toleron gjendjen e krijuar në Kosovë.
Ai po ashtu tha se ndërkombëtarët nuk e tolerojnë të ju bllokohen rrugët në shtetin e tyre, përcjell Telegrafi.
“Një njeri që ka ndjenja kombëtare dhe atdhetare nuk e toleron qysh po e tolerojmë ne. Këtu përtej se luftë s’ka ku shkon ok vlla. Ndërkombëtarët le të tolerojnë me iu mbyll rruga në vend të vetin…ata Lajçak, e Borella. Le të tolerojnë në shtet të vetin me iu mbyll rrugët. Nëse ata tolerojnë në shtet të vetin, le ti mbyllin dhe te na. Po ne nuk tolerojmë më se jemi lodh”, ka reaguar ky qytetar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Specialja merr vendim për lirimin me kusht të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit

Nga fillimi i muajit shkurt janë gjobitur 18.132 persona për shkelje të rregullave në komunikacion në Maqedoni

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës