LAJMI I FUNDIT:

Bernie Sanders ra në kurthin e komikëve rusë, duke menduar se po fliste me aktivisten Greta Thunberg

Bernie Sanders ra në kurthin e komikëve rusë, duke menduar se po fliste me aktivisten Greta Thunberg

 Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, të cilët i kanë mashtruar shumë personalitete të profilit të lartë, e kanë vënë në kurth edhe Bernie Sanders, kandidatin demokrat për president të Shteteve të Bashkuara.

Komikët rusë, e telefonuan kandidatin demokrat dhe u prezantuan si aktivistja për mbrojtjen e ambientit Greta Thunberg, ndërsa i ofruan ndihmë për fushatën e tij elektorale, transmeton Telegrafi.

Telefonata ishte bërë në fillim të dhjetorit, por dyshja vendosi ta lëshojë atë dy muaj më vonë për shkak të suksesit të Sanders në Iowa dhe New Hampshire, tha Kuznetsov për Associated Press në një intervistë në Skype.


Fox News raporton se një përfaqësues për fushatën e Sanders, nuk e komentoi vërtetësinë e telefonatës.

Në regjistrim, një femër e pa emëruar pretendon të jetë Greta, derisa Stolyarov luan babanë e saj, Svante. Ata ofrojnë mbështetje e tyre për fushatën e një njeriu që e identifikon veten si Sanders, kurse ai e mirëpret atë.

Sanders 78-vjeçar, sugjeron që “Greta” të bëjë një deklaratë në mbështetje të tij dhe që ata të zhvillojnë një organizim së bashku, kur ajo të shkonte sërish në Shtetet e Bashkuara. “Unë do të isha vërtet mirënjohës”, dëgjohet duke thënë ai.

“Greta” më pas propozon të regjistrojnë së bashku një këngë rap, në mbështetje të Sanders me Billie Eilish dhe Kanye West. Sanders thotë se kjo do të ishte tmerrshme dhe duke parë që është një mahi, ndërsa përpiqet të përfundojë bisedën.

Por, para se biseda të ketë përfunduar, “Greta”, e ka marrë këshillën e tij, se si të sillet në Rusi, gjatë një vizite që do ta ketë së shpejti.

“Rusia dhe Putin kanë qenë shumë të këqij, me sa di unë, për ndryshimin e klimës. Ata kanë shumë naftë dhe nafta është shumë e rëndësishme për ekonominë e tyre”, ka thënë mes tjerash senatori i Vermontit.

Kuznetsov ka thënë se thirrja ishte një prej të shumtave, që dyshja ua bëjnë politikanëve të rangut të lartë, si pjesë e projektit “Stars Save the Earth”, ndërsa paraqiten si Greta Thunberg dhe regjistrojnë reagimet e tyre. /Telegrafi/

https://youtu.be/Leh-QlpD0Yk

Në trend Botë

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Amerika
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Botë
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori