LAJMI I FUNDIT:

​Barnatorja qendrore e mbushur me barna pa afat, MSh thotë se po angazhohet për asgjësim

​Barnatorja qendrore e mbushur me barna pa afat, MSh thotë se po angazhohet për asgjësim

Në pamundësi të asgjësimit, një numër i konsiderueshëm i barnave dhe materialeve medicinale me afat të skaduar janë grumbulluar në barnatoren qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

E nga viti 2010 në Kosovë nuk ka ndodhur asgjësimi i barnave pa afat.

Ndër medikamentet me afat të skaduar është edhe Remdesivir, bari të cilin qytetarët në kohën e pandemisë COVID-19, e blenë me çmime shumë të larta.


Drejtoresha e Barnatores Qendrore pranë QKUK-së, Dardane Mehaj për KosovaPress, thotë se barnat dhe produkte pa afat ruhen në kushte të veçanta të ndara prej barnave të tjera.

“Është një numër i konsiderueshëm, barnat janë të natyrave të ndryshme ose të përdorimit të ndryshëm, nuk janë të theksuar vetëm antibiotikët ose të tjera. Çka vlen me u theksua është produkti Remdesivir, i cili ka skaduar me sasi të madhe që i kemi në barnatore qendrore”, tha ajo.

Për drejtoreshën e Barnatores Qendrore shkaktarë për numër të madh të barnave me afat të skaduar po shihet keqplanifikimi i bërë nga klinikat dhe spitalet.

Ajo thekson nevojën për asgjësimin sa më të shpejt të ilaçeve me afat të skaduar me qëllim të lirimit të hapësirave të zëna.

“Ndoshta me e quajtur keqplanifikim se planifikimet e produkteve medicinale të barnave dhe materialeve vijnë prej klinikave…Kur ka qenë pandemia janë shpenzuar shumë produkte të tjera, mirëpo kanë mbetur pa u shpenzuar produkte”, u shpreh Mehaj.

Sa i përket procesit të asgjësimit të këtyre barnave në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë afër zgjidhjes së këtij problemi.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha tha se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me GIZ-in gjerman po përcaktojnë një hapësirë për shkatërrimin e ilaçeve pa afat.

“Jemi përafërsisht afër finishit të zgjedhjes së këtij problemit në mënyrë që mos të ketë shumë vende ku djegien apo asgjësohen këto barna, por të ketë në një vend që kostoja financiare të jetë më e vogël për shtetin”, tha Berisha.

Në anën tjetër, derisa në sistemin shëndetësor publik po skadojnë ilaçe dhe materiale medicinale, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të blejnë barna me çmime të larta.

E nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve bëjnë thirrje për hetim nga Prokuroria e shtetit për menaxhimin e barnave.

Besim Kodra nga kjo shoqatë e sheh shqetësues faktin e skadencës së barnave, derisa qytetarët po blejnë barna me çmime marramendëse në sektorin privat.

“Problematike për mua është qysh njerëzit me qenë pa barna dhe me pas skadim të barnave, këtu duhet të involvohet Prokuroria”, theksoi ai.

Ligji që parashihte rregullimin e çmimit të barnave për blerjet publike dhe tregun privat është miratuar në korrik të vitit të kaluar, por në mungesë të listës për çmimin e produkteve medicinale ende nuk ka nisur zbatueshmëria e tij. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori