Anash vargmaleve nën qiellin e kaltër, është një tufë delesh që qëndron në fushën e ngrirë, teksa një bareshë ia përkëdhel një deleje kokën, duke bërë që gjithçka të duket sa më mikpritëse.

Harroni bariun me qenin e tij - janë këto gra me qentë e tyre, që po bëjnë karrierë si kujdestare delesh, apo të njohura si bareshat moderne, transmeton Telegrafi.


Disa prej tyre ia kthyen shpinën përgjithmonë jetës në qytete, teksa të tjera e kishin në gjak kujdesin ndaj kafshëve.

Agjente marketingu, dizajnere grafiku, master në biologjinë detare, apo floktare dhe valltare, janë profesionet e disa prej tyre, që i braktisën, për të jetuar në periferi duku u kujdesur për dele.

Llogaria në Instagram ‘Insta-shepherdesses’ ka mbledhur disa prej këtyre bareshave që jetojnë zakonisht në Britani të Madhe dhe Zelandë të Re. /Telegrafi/

Bareshat foto 2

Bareshat foto 3

Bareshat foto 4

Bareshat foto 5

Bareshat foto 6

Bareshat foto 7

Bareshat foto 8