Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Betohemi 2” mban titullin kënga, e cila vjen si vazhdim i “Betohemi”, që e solli disa vite më parë, e që në fakt ia arriti famën e madhe.


Teksti dhe melodia është realizuar nga vet këngëtari me masterizim nga Nome Ent.

Screenshot 2 78 Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit, ‘Cinegr8’.

Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) pjesën e parë siç ka thënë nëpër intervista ia ka dedikuar ish-të dashurës së tij.

Screenshot 3 62 Foto: Screenshot/YouTube

Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Bardhi përndryshe ka pak vite që i është bashkuar skenës muzikore shqiptare, por që ka arritur suksese të mëdha. /Telegrafi/