Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit kanë analizuar ndeshjet dhe zhvillimet më të fundit në Ligën e Kampionëve, duke sjellë diskutime të thella rreth skuadrave favorite dhe momenteve vendimtare të kompeticionit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gazetari Lavdim Pireva ka analizuar ndeshjen mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, e cila përfundoi me fitore 2-0 të mysafirëve.


Sipas Pirevës, mungesa e Raphinhas u vërejt ndjeshëm te blaugranasit, pasi siç tha ai, braziliani është lojtari kryesor i tyre.

“Pastaj rëndësia e Raphinhas. Unë mendoj që Raphinha është lojtari më i mirë i Barcelonës”.


“Yamali talenti e krejt, por lojtari, lideri i ekipit që e tërheq ekipin përpara që nuk e ndal presingun, që din me asistu dhe me shënu është Raphinha”.

“Mungesa e tij ishte shumë e madhe. Në fillimin e pjesës së dytë Rashfordi e pati një rast kur e kaloi portierin dhe nuk shënoi në portën bosh nuk shënoi. Besoj që këto Raphinha nuk i lëshon”, ka thënë Pireva.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app