Barcelona troket dyert e Chelseat me ofertën e tretë dhe të fundit për Willian

Klubi i madh spanjoll, Barcelona ka trokitur dyert e Chelseat edhe me ofertën e tretë në drejtim të yllit brazilian, Willian.
Skuadra nga Camp Nou nuk e ka ndërmend t'i ndahet interesimit për yllin e Chelseat, Willian, pasi kanë bërë edhe një ofertë për shërbimet e tij.
Barcelona ka bërë ofertën e parë para disa javësh në drejtim të Chelseat, e cila peshonte 56 milionë euro për Willian, por që është refuzuar.
Gjigantët spanjoll nuk qëndruar duarkryq dhe vazhduan të bëjnë presion për yllin brazilian duke tentuar transferimin e tij edhe me një ofertë.

Në ofertën e dytë, Blaugranët ofruan për Willian një ofertë me vlerë prej 53 milionë funtesh apo 60 milionë eurosh, por që as kjo nuk u pranua nga Blutë.
Sipas mediumit anglez Sky Sport News, skuadra nga Camp Nou nuk e ka ndërmend të ndalet dhe ka trokitur dyert e Chelseat edhe me ofertën e tretë.





















































