Duke qenë se hija e Lionel Messit u shfaq mbi “Camp Nou” gjatë ndeshjes hapëse të Barcelonës në La Liga të dielën në mbrëmje, skuadra e Ronald Koeman tregoi se mund të luajë edhe pa argjentinasin, duke marr një fitore 4-2 ndaj Real Sociedad.

Blaugrana bënë një paraqitje të shkëlqyer, duke demonstruar se kanë plan për të fituar edhe pa Messin.


Aspekti i parë i dukshëm ishte paraqitja kolektive e skuadrës kur nuk e kishin zotërimin e topit, ku secilin nga 10 lojtarët lëvizte dhe bënte presion, duke bërë që kërcënimet e mysafirëve të mos ishin të mëdha.

1005200055 scaled

Si lojtar i Barcelonës, Messi, në shumë raste ishte çliruar nga këto përgjegjësi prej trajnerëve, dhe mungesa e presionit kolektiv në sulm, dukej qartë, sidomos kur me të si partner ishte Luis Suarez.

Goli i dytë i Barcelonës i shënuar nga Martin Braithwaite, erdhi kur nga presioni i lart i Eric Garcia, topi u humb nga Adnan Januzaj, para se të shënohej goli.

Në posedim, paraqitja e Barcelonës ishte po aq mbresëlënëse, pasi ata krijuan një seri rastesh para porte, madje me të gjithë sulmuesit, ku para kësaj të gjitha rastet kalonin nga këmbët e Messit.

Griezmann, ishte ai që spikati

Nëse do të kishte një lojtar që në krye të kësaj paraqitje të ekipit të tij në të gjitha aksionet, ishte Antoine Griezmann.

Edhe pse nuk e gjeti rrjetën, Griezmann ishte një kërcënim i vazhdueshëm gjatë gjithë ndeshjes, duke goditur traversën me një goditje të fortë, por edhe duke treguar gjithashtu një nivel të lartë angazhimi sidomos në mbrojtje.

Screenshot 11 1

"Futbolli ynë mund të jetë më kolektiv se më parë. Sigurisht që ne nuk kemi një lojtar [ Messi ] i cili vendoste ndeshjet vet”.

"Kjo është më kolektive", ka thënë Koeman pas ndeshjes.

Ndërsa është vetëm fillimi i sezonit, shenjat tashmë janë pozitive te Barcelona. /Telegrafi/

telegrafi sport app