Objektivi Liverpoolit, Mahmoud Dahoud, tani është duke u monitoruar nga gjigantët e La Ligas, Barcelona.

Sipas Liverpool Echo, gjiganti katalunas po mendojnë një lëvizje të mundshme të mesfushorit gjatë verës, përcjell Telegrafi.


Për mesfushorin 21-vjeçar të interesuar që një kohë të gjatë ka qenë Jurgen Klopp me klubin e tij, por nuk ka mundur të ndodh një lëvizje, por ylli i lindur në Siri ka vetëm edhe 18 muaj në kontratën e tij.

Arsyeja e afrimit të skadencës së kontratës aktuale të tij me Borussia Monchengladbach, do të thotë se klubi nga Bundesliga mund të jetë i detyruar ta shes atë.

Edhe Juventusi gjithashtu kanë qenë të lidhur me Dahoud, i cili ka bërë 10-të paraqitje për moshat e kombëtares gjermane, por sipas medieve mendohet se Barcelona tani janë kryesuesit e garës për shërbimet e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app